• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhen pikat e draftit të PD-së për hetim ndërkombëtar për CEZ

by
28/09/2015 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekskluzive/ Partia Demokratike për hartimin e projektligjit për hetim ndërkombëtar të CEZ është përpjekur të shfrytëzojë precedentin e 3 viteve më parë, kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për lejimin e hetimeve në territorin shqiptar, për akuzat e Dick Marty-t, për trafik organesh nga UÇK në veri të Shqipërisë.

Të njëjtën bazë ligjore PD do të përpiqet të shfrytëzojë edhe për hetimin e akuzave për skandalin CEZ-DIA. Aktualisht ligji shqiptar e ndalon një strukturë të huaj hetimore, që të vijë në Shqipëri dhe të hetojë për çështjet e brendshme.

Ndaj, duhet të shprehet Kuvendi përmes miratimit të një ligji që të bëjë të mundur dhënien e autoritetit një strukture të posaçme hetimore. Projektligji parashikon ngritjen e një Task-forca në përbërje të së cilit do të jenë prokurorë të vendeve partnere, pasi Kuvendi t’i çelë dritën jeshile hetimit ndërkombëtar dhe pasi Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i drejtohet me një kërkesë prokurorive të vendeve të BE ose SHBA, që të ushtrojë autoritet të plotë në Shqipëri, por do të jetë në varësi të Prokurorisë së Përgjithshme.

Grupi i prokurorëve të huaj do të udhëzohet nga prokurorët shqiptarë, por me ndryshimin se dosjet do të jenë në dorë të task-forcës. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme do të vendosë në dispozicion të task-forcës të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Hetimet do të fokusohen fillimisht vetëm në skandalin e përfolur në media dhe të dokumentuar edhe zyrtarisht nga studio ligjore Clifford Chance. Por PD mësohet se ka përfshirë në këtë projektligj dhënien e mandatit prokurorëve të huaj edhe për hetimin e akuzave të tjera për korrupsion apo krim të organizuar. Një kërkesë kjo që pritet të ngjallë jo pak debate në Kuvend.

Next Post

Katalunja zgjedh pavarësinë: Fitore e pastër separatistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com