• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen përgjimet, hetimi për vrasjen e Çiçës zbuloi policin bashkëpunëtor të trafikantëve

by A R
07/03/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dëgjuan përgjime telefonike të Prokurorisë në lidhje me grupin e drogës në Memaliaj, të kapur në vitin 2016, i cili ndihmohej edhe nga një zyrtar i Policisë.

Bëhet fjalë për grupin e Besim Zikës dhe ish-policin e Komisariatit të Tepelenës, Gani Abazi. Ky i fundit, sipas përgjimeve, kishte njohje me kultivuesit dhe kishte dalë garant që Policia nuk do t’i prekte.

Në sallën e gjyqit, ditën e djeshme, u dëgjuan përgjime të komunikimeve me telefon të datave 20 dhe 27 korrik 2016, si edhe të datave 2, 3 dhe 14 tetor 2016. Sipas Prokurorisë, këto prova vërtetojnë se bashkëbiseduesit e shtetasit Besim Zika, që përdorin emrat Muharrem, Festim, Fatos, Agush, Arlimli, Ladi, djali i tezes së Besos, Kadri Endri etj., janë përshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ish-polici, në një bisedë, telefonon Besim Zikën, ku ky i fundit i ankohet për disa zyrtarë vendorë, që u bënin presion fshatarëve që kultivonin drogën për llogari të tij. Ai i tregon policit se i paguante këta zyrtarë që të mos kallë- zonin plantacionet e kanabisit. Ndërsa në një nga bisedat dëgjohet një person, i cili e identifikon veten si “kushëriri nga deti”, ku i fundit e paralajmëron Besim Zikën që të pastronte magazinën dhe çdo gjë që kishte aty, pasi do të vinte Policia për kontroll.

Kujtojmë se ky rast u zbulua nga Prokuroria rastësisht, teksa hetonte vrasjen e Elton Çiçës dhe dhunimin e prindërve të tij në Tepelenë. Pas dëgjimit të përgjimeve, avokati i ish-policit, Andi Duraj, kërkoi që i pandehuri të merrej në pyetje, së bashku me Besim Zikën.

Më herët, ish-polici Abazi kishte kërkuar që të thirrej si dëshmitar ish-shefi i Rendit në Vlorë, Haki Hasanbegu, i cili qe arrestuar më parë si pjesë e grupit, por u lirua nga Krimet e Rënda.

Hetimet për vrasjen e Çiçës zbuluan ish-policin

Lidhja e ish-policit Abazi me trafikantët në Tepelenë u zbulua rastësisht nga Prokuroria. Ajo ishte duke hetuar për disa ngjarje kriminale, të cilat e kanë zanafillën në ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, në prill 2015, ku janë dhunuar prindërit e shtetasit Elton Çiça, të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasit Ervis Imeri dhe Robert Rama dhe se ky i fundit është gjendur i vrarë në periferi të qytetit të Durrësit.

Më pas, u vra edhe shtetasi Elton Çiça. Duke hetuar për këto ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, për të cilat janë përdorur edhe përgjimet telefonike, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ardhur në dijeni të veprimtarisë së organizuar kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve në disa fshatra të rrethit Tepelenë, për të cilën autorët dyshohej se kishin mbështetjen e bashkëpunonin edhe me punonjës policie.

BISEDAT

Telefonuesi1: Alo, ej merre urgjent Ganiun në telefon, se më tha që s’po i hap telefonin

Besim Zika: Kë Gani, atë policin?

Telefonuesi1: Po ore, kë tjetër, atë policin.

* * *

Besim Zika: O Gani jam Beso.

Gani Abazi: Ke ndërruar numër ti, nuk më përgjigjeshe.

Besim Zika: Jo more, këtë numër kam 1 vit, që e kam. E ndryshova atëherë.

Gani Abazi: S’e dija, po ç’bën, si je ti?

Besim Zika: Mirë, ja po vij andej.

Gani Abazi: Po pse na hap kështu problemesh?

Besim Zika: Nuk i hap unë këto probleme, i hap Hazizi. Ai çuni i komunës.

Gani Abazi: Për këtë doja të pyesja unë, atë e paguan ti? Po mirë, ai ça do që i bën presion fshatarëve.

* * *

Besim Zika: Alo, kush je?

Telefonuesi2: Alo, shiko pastro magazinën se do vijnë për kontroll.

Besim Zika: Kush do të vijë, kush je ti?

Telefonuesi2: Po çdo ti, kush jam unë. Jam kushëriri nga deti. Alo, më dëgjo edhe njëherë. Pastro ça ke në magazinë dhe ik, mos më rri aty.

Besim Ziko: Pse mo?

Telefonuesi2: Pastroi të gjitha ça ke dhe ik, më dëgjon.

* * *

Telefonuesi1: Atë porosinë e ke siguruar ti, se i hoqën të gjitha këta. Do vijnë ata.

Besim Zika: Kush do vijë mo?

Telefonuesi1: Ata që andej, kishin ardhur me informacion. Kështu që i hoqën të gjitha ata./Panorama

Next Post
Studimi, ja si ndikon konsumi i kafes te mëlçia

Studimi, ja si ndikon konsumi i kafes te mëlçia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In