• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen përgjimet e biznesmenëve të drogës: Merri ato lekët dhe çoji në bankë

by Java News
11/07/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dënon me 14 vjet burg Arben Prendin, të akuzuar si korrier i 15 kilogramë heroinë të trafikuar për llogari të biznesmenit Jurgen Molla në qershor 2015.

Më 7 korrik 2016, Gjykata ka dhënë vendimin për të akuzuarin se ka kryer veprën penale “trafikimi i narkotikeve”. Gazeta “Panorama” mësoi dje se prokurori që ka përfaqësuar akuzën në gjyq, Eugen Beçi ka kërkuar në pretencë 15 vjet heqje lirie për korrierin e drogës Afrben Prendi.

Ndërkohë, Gjykata pasi ka dëgjuar edhe palën mbrojtëse dhe ka analizuar dosjen, ka vendosur dënimin me 14 vjet heqje lirie për personin e kapur në kufirin Kosovë-Shqipëri me 15 kilogramë heroinë në qershor 2015.

Tre organizatoret e trafikut
Tre organizatoret e trafikut

Sipas Prokurorisë, dosja penale ndaj shtetasit Arben Prendi për episodin e kapjes me drogë në Kukës, ishte hetuar nga prokurorja Manjola Kajana dhe më pas nga prokurori Eugen Beçi i cili ka përfaqësuar akuzën në gjykatën e krimeve të rënda ku u zhvillua procesi.

PËRGJIMET

Në dosjen e re të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për biznesmenët e arrestuar me akuzën e trafikut të drogës Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri e Nuredin Nazeraj, ka përgjime që lidhin njërin prej financuesve me korrierin e drogës Arben Prendi.

Sipas përgjimeve, biznesmeni Jurgen Molla, në datën 27 qershor 2015, ka nisur në Kosovë njeriun e tij më të besuar, Orges Myftaraj, me një sasi prej 230.000 euro.

Atë ditë, Jurgen Molla ka takuar në Patok, shtetasin Arben Prendi, të cilit mendohet se i ka dhënë shumën prej 8000 eurosh, si pagesë për transportin e ngarkesës së heroinës.

Më pas në datën 29 qershor 2015, kur Arben Prendi niset për Kosovë, është përgjuar teksa njofton Jurgen Mollën në lidhje me këtë fakt. Biznesmeni, nga ana tjetër, i ka kërkuar korrierit të drogës që kur të kthehej nga Kosova ku do të merrte drogën, ta lajmëronte në telefon.

29 qershor 2015
Jurgen Molla shkruan: Mirë je vëlla?

Arben Prendi: Nuk më del në tel, ku s`ka valë, ok dak, jam nis.

Jurgeni: OK! Rrugë të mbarë, kur të dalësh këtej më trego.

Në orën 15:12, Jurgen Molla merr Orges Myftarajn dhe i thotë:
O lëviz se e kanë kap.

Orgesi përgjigjet: Ooo!! Pres telefonin.

Jurgeni: Preja telefonat, ndalo diku sa të marr vesh.

Në ora 15:14, Jurgeni merr vëllain dhe i thotë:
Shko në shtëpi, merri ato lekët që janë aty dhe çoji në bankë.

KAPJA E DROGËS

Pasi është nisur drejt Shqipërisë transportuesi i heroinës është mbajtur në ndjekje nga ana e Policisë dhe në ora 17:00 të datës 29 qershor 2015, u bë arrestimi në flagrancë i Arben Prendit. Ai në orën 13:00, në Pikën Kalimit Kufitar Morinë, gjatë kontrollit në mjetin kamion tip “Man”, me targë AA090 IF u kap pasi në kabinën e mjetit u gjetën 15 kilogramë e 224 gramë heroinë.

Droga po transportohej drejt Shqipërisë për llogari të Jurgen Mollës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ky i fundit është përgjuar teksa njofton një anëtar të grupit se “Arben Prendi ishte kap” ndërsa thotë më tej “prisni telefonat”. Ajo çka ka ndodhur pas kapjes së drogës është interesante. Të gjithë personat që kishin marrë pjesë në këtë transaksion droge kanë diskutuar për të mbyllur telefonat e tyre.

“Pas marrjes dijeni për kapjen e drogës dhe arrestimin e korrierit të saj Jurgen Molla, Klaudjo Veizaj dhe Orgest Myftaraj kanë fikur numrat e telefonit. Në vijim janë identifikuar numra të tjerë celularësh të tyre, duke vijuar hetimet në mënyrë pro – aktive”, thekson Prokuroria.

Nga ana tjetër, Jurgen Molla duke menduar se mund të kishte ndonjë kontroll në banesë, merr të vëllain në telefon dhe i thotë “shko në shpi merri paratë që janë aty dhe dërgoji në bankë”./panorama/a.k

Next Post

Vrau 5 policë në Dallas/ Atentatori kishte planifikuar sulme me eksploziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

May 27, 2026
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

May 27, 2026
“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

May 27, 2026
Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

May 27, 2026
Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

May 27, 2026
Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In