• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen mesazhet e futbollistit Emiliano Sala, pak minuta para zhdukjes së avionit

by Java News
23/01/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiliano Sala u ka dërguar një mesazh zanor miqve të tij, pak para se të zhdukej aeroplani në të cilin ndodhej mbi Kanalin Anglez (La Manche) të hënën mbrëma. Futbollisti i porsatransferuar i Cardiff Cityt dyshohet ta ketë humbur jetën, pasi aeroplani ka dalë nga radari në veri të Alderney në Les Casquets, rreth orës 20:23 të të hënës, vetëm një orë pas nisjes nga aeroporti Atlantique i Nantes. Aeroplani i vogël Piper PA-46 Malibu ishte nisur për në Cardiff, ku duhej të vazhdonte karriera e sulmuesit argjentinas.

Faqja argjentinase, Ole.com.ar, e ka publikuar një audio mesazh, i cili thuhej se është dërguar në një grup në WhatsApp të përbërë nga miqtë dhe shokët e 28-vjeçarit. “Përshëndetje vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të krisur? Vëlla, jam vërtet i lodhur, isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra, dhe nuk po ndalen kurrë, nuk ndalen, nuk ndalen”.

“Jam në një aeroplan që duket se po shkatërrohet dhe po shkoj në Cardiff, çmenduri, nesër veç fillojmë, kurse pasdite nisim stërvitjen, djema, në ekipin tim të ri”, ka thënë fillimisht ai.

Ndërsa më pas, siç transmeton Daily Mail, Sala ka thënë: “Si jeni njerëz, krejt mirë? Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një ore e gjysmë, nuk e di nëse duhet ta dërgoni dikë të më gjejë… Sa shumë kam frikë!”.

Sala ishte dërguar në aeroport nga miku i tij, mbrojtësi i Nantes Nicolas Pallois, të cilit i kishte thënë edhe para nisjes se kishte frikë nga ai udhëtim. Me të njëjtin aeroplan, sulmuesi kishte udhëtuar nga Cardiffi në Francë të dielën dhe ishte ankuar për pasiguri.

Porsa kishte hipur në aeroplan për t’u kthyer në Angli, futbollisti u kishte shkruar shokëve të tij se aeroplani bënte zhurma të çuditshme. Policia e Guernseyt i ka gjetur disa objekte që lundronin mbi ujë, mirëpo nuk ka arritur të konfirmojë nëse kanë qenë nga ai aeroplan. Në ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit mbrëmjen e së martës i kanë pezulluar kërkimet, të cilat do t’i rifillojnë sot në mëngjes.

Next Post
Gent Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme e Shqipërisë nuk do ndryshojë

Gent Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme e Shqipërisë nuk do ndryshojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com