Presidenti Ilir Meta ka zbuluar dy emrat e zyrtarëve të tjerë të kallëzuar penalisht në SPAK së bashku me ministren e Drejtësisë Etilda GJonaj. Dy emrat e zyrtarëve të tjerë që u kallëzuan të hënën nga Meta janë Gentian Deva, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.
Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.
Ore, lidheni se na felliqi.
Do mbroj kushtetuten ky qe ka 30 vjet qe e zgarravit