• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen detaje të tjera nga krimi në Mirditë/ Autori kishte tentuar vetëvrasjen në burg në 2017

by Java News
27/02/2020 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa vijon të jetë në arrati, detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në Kodër-Rrëshen të Mirditës, ku viktima mbetën ish-gruaja, Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve, dhe vëllai Vledison Filopati 34 vjeç.

47-vjeçari Fatmir Koleca, ka tentuar vetëvrasjen në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, teksa ai vuante dënimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Në njoftimin e policisë në atë kohë thuhej se “në ambientet e brendshme të burgut, në dhomën e tij, Fatmir Kolecaj, është vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale. Ai ka qenë lënduar në pjesë të ndryshme të trupit dhe është trajtuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Këto veprime të Kolecajt kishin ardhur nën kushtet e rënduara psikologjike të cilat ishin rënduar pas arrestimit dhe burgosjes së tij”. Për këtë, ai ka marrë mjekim në spital dhe më përmirësimin e gjendjes psikologjike të tij ai është rikthyer sërish në qelinë ku vuante dënimin.

Dyshimet e policisë janë se 47-vjeçari fshihet në Mirditë, për shkak se favorizohet nga terreni. Ditën e djeshme në zonë ka pasur edhe kontrolle me dron, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat. Për kapjen e tij, uniformat blu kanë vënë në dispozicion 5 mln lekë.

Si ndodhi ngjarja?

Vëlla e motër u ekzekutuan me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë dy ditë më parë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna dhe teksa po ktheshin në shtëpi janë qëlluar për vdekje. Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr i ka qëlluar me breshëri duke i lënë të vdekur në vend. Debatet mes çiftit kanë qenë të hershme për shkak të kujdestarisë për fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur ta marrë ligjërisht edhe për arsye të historikut që kishte pasur më parë me dënimin për dhunë në familje, debate këto që pëfunduan me vdekjen e dy personave. /shqiptarja.com/

Next Post
Siguria në rrugë, mbahet sot konferenca e nivelit të lartë për ndryshimet në Kodin Rrugor

Siguria në rrugë, mbahet sot konferenca e nivelit të lartë për ndryshimet në Kodin Rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In