• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen detaje të ekzekutimit të 22-vjeçarit në sytë e vëllait në Elbasan

by Java News
01/07/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në Shqipëri kishte nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 30 qershorit, pas mesnate një krim tronditi Elbasanin. Një 22-vjeçar, Klevi Baho u vra me armë teksa ishte në makinë me vëllain e tij 29-vjeçar Aldo Baho. Ngjarja e rëndë, e cila nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, ndodhi në fshatin Murras të Elbasanit rreth orës 00:45, siç policia e Elbasanit njofton zyrtarisht. I riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plumbave të marrë, ndërsa vëllai i tij Aldo Baho ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton, Klevi Baho ka qenë në këmbë buzë rrugës Elbasan-Peqin pranë një karburanti, teksa një person i maskuar ka ardhur dhe i është drejtuar duke i thënë: Ti je Klevi? 22-vjeçari është përgjigjur duke thënë: Nuk jam unë. Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip Audi me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.  Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat. E kanë dërguar me urgjencë pranë Spitalit kirurgjik nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre. 22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh  poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin. I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.

Policia e Elbasanit thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje ne autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë të paktën dy persona. Nga pamjet që gazetari i Report Tv mori në vendngjarje, shihet se makina është bërë shosh nga plumbat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja.

Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh. Klevi Baho mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali./l.m

Next Post
Laç, breshëri kallashnikovi drejt ambientit ku ishte vendosur një Qendër Votimi

Laç, breshëri kallashnikovi drejt ambientit ku ishte vendosur një Qendër Votimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com