• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen detaje nga vrasja në Astir/ I riu u vra me 3 plumba në gjoks, por ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

by Java News
21/01/2020 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi zonën e ‘Astirit’ mbrëmjen e djeshme. Vilson Tafçiu, që mbeti viktimë e këtij atentati mësohet se përveç Francës ku ishte arrestuar për trafik droge në mars të vitit 2018 dhe ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj para se të deportohej drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar, ka jetuar edhe në Belgjikë.

Pista e parë ku janë fokusuar hetimet është pikërisht e kaluara e tij në Francë dhe në Belgjikë dhe konfliktet për shkak të drogës, pasi në familje nuk ka pasur precedent. Për vrasjen ende nuk ka asnjë të arrestuar. Sipas burimeve nga policia pas ngjarjes kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëra prej tyre është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërkohë që makina tjetër me ngjyrë të zezë që u largua me shpejtësi rezulton se është e autorëve të vrasjes, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut. Mësohet se viktima që i njihej edhe me mbiemrin Noka mbrëmë ishte i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën “Teodor Keko” në zonën e ‘Astirit’, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person, shkruan “shqiptarja.com”. /e.s/

Next Post
Si t’i shpëtoni një tërmeti 6 ballë? Meksikanët simulojnë lëkundje të forta toke për stërvitjen kombëtare

Si t’i shpëtoni një tërmeti 6 ballë? Meksikanët simulojnë lëkundje të forta toke për stërvitjen kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com