• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen detaje nga takimi/ Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosin 9 pikat e “Shengenit të Ballkanit”

by Java News
10/11/2019 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga takimi i një dite më parë mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç një natë më parë në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.

Mediat maqedonase raportojnë se Rama-Zaev dhe Vuçiç kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me listën e përparësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal ku ndër pikat kryesore janë lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, njohja e diplomave etj.

Në dokument theksohet qartë se anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i Ballkanit Perëndimor.

“Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:

1.Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.

2. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.

3. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

4. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.

5. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.

6. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.

7. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.

8. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).

9. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon”.

g.kosovari

Next Post
Ngritja e “Kushtetueses”/ Meta publikon letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me durim

Ngritja e "Kushtetueses"/ Meta publikon letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me durim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 11, 2026
Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

August 11, 2026
Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

August 11, 2026
Turizmi dhe ndikimi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Euro prek kufirin e 93 lekëve për herë të parë në histori, si ra me 34% nga 2011-a

August 11, 2026
Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

August 11, 2026
Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com