• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen detaje nga dosja e Ahmetajt, zbulohen udhëtimet me Zoton e Mërtirin që në vitin 2012

by A R
11/07/2023 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen të tjera pjesë nga dosja e SPAK-un për ish-ministrin e Financave dhe ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se nga ekstraktimi i të dhënave të sistemit TIMS janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit. Ato kanë nisur që prej vitit 2012.

“Gjithashtu për më tepër, nga ekstraktimi i të dhënave të sistemit TIMS janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, nisur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e e koncesionit të sipërcituar e në vijim. Kështu rezulton se:

Me datë 23.11.2012, ora 12:57 dhe 12.58, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet pikës kufitare Qafa e Thanës me autoveturë me targë TR5905T dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.11.2012, ora 11:48 dhe 11.49 nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë me autoveturë me targë TR5905T.

Më datë 20.09.2012, ora 14:18 dhe 14.19, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 MILANO dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 23.09.2012, ora 16:36 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 506/511 MILANO.

Më datë 22.09.2013, ora 11:00 dhe 11.01, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore LUFTHANSA – LUFTHANSA MYNIH dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.09.2013, ora 14.31 dhe 14:32 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES – OS 847/848 VIENA.

Më datë 06.12.2013, ora 17:47, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me charter dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 08.12.2013, ora 14:35 dhe 14.37 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 MILANO.

Më datë 19.01.2014, ora 14:10 dhe 14.11, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AUSTRIAN AIRLINES-OS 847/848 VIENA dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 22.01.2014, ora 14:17 dhe 14.20 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES OS 847/848 VIENA.

Më datë 13.07.2017, ora 14.21 dhe 14:22, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje me autoveturë me targë AA908PY nga pika kufitare Kapshticë.

Gjithashtu, edhe me shtetasin Klodian Zoto evidentohet të paktën një rast i përbashkët e konkretisht kur shtetasit Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, kanë datë hyrje në Shqipëri më 14.04.2013, ora 11:47 dhe 11.44 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME. 57.1. Gjithashtu, rezulton se:

Me datë 08.02.2014, ora 05:15, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 17.02.2014, ora 11:09 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore LUFTHANSA-LUFTHANSA MYNIH.

Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Mirel Mërtiri ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:59 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 510/507 ROME.

Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Klodian Zoto ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME.

Sa më sipër, rezulton se të tre këta shtetas udhëtojnë brenda së njëjtës ditë, me të njëjtën linjë fluturimi dhe në të njëjtin destinacion e cila është shteti Italian. Udhëtojnë të tre brenda datës 08.02.2014 dhe të tre me linjën e fluturimit Al Italia AZ 510/507 Rome. Shtetasi Arben ka dalje në orën 05:15 ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë dalë në orën 04:36.

Gjithashtu, ka rezultuar se ndërmjet shtetasit Arben Ahmetaj, shtetasit Lefter Koka dhe shtetasit Alqi Bllako, ka pasur udhëtime të përbashkëta si vijon: Më datë 20.11.2015, ora 16.57 dhe 16:58, shtetasit Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 Milano. Shtetasi Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha janë kthyer më 22.11.2015, ora 12:10 dhe 12.26 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA – AZ 506/511 Milano kurse shtetasit Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë kthyer më datë 22.11.2015 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA- AZ 510/507 ROME në orën 17.31”.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

Për çfarë akuzohet Ahmetaj?

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë e Sipërmarrjes, ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.

Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Në episodin e parë SPAK flet për një shumë prej 170 mijë euro, në vitet 2016-2017. Natyra e vërtetë e burimit, sipas SPAK, është mbuluar duke u paraqitur si pagesë e bërë Arben Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij, përkundrejt një shitjeje ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 m2 në Selitë. Sipas SPAK, paratë janë paguar tërthorazi nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Episodi i dytë i përket vilës 98 m2 dhe sipërfaqes së truallit 521 m2 në Hamallaj, aktualisht e sekuestruar. SPAK thotë se pasuria është përfituar nga Zoto e Mërtiri, e më pas në mënyrë të tërthortë është kaluar me emër të personit me iniciale G.K. e në përfundim të Eriola Hoxhës, bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit.

Një shumë prej 130 mijë euro dhe një tjetër prej 140 mijë euro janë episodi i tretë e i katërt, regjistruar në vitin 2017-2018. Sipas SPAK, pagesa është dokumentuar si shumë e marrë nga Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja për shitjen e një apartamenti në Selitë. Ndonëse si pagues figurojnë persona të tjerë, për SPAK, pas tyre ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Services”, shoqëria që më pas ndërtoi inceneratorin e Elbasanit.

Episodi i pestë i dyshuar i korrupsionit ka të bëjë me një shumë prej 34 mijë euro, pagesa direkte nga dy biznesmenët Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn e të afërm të tij, si shpenzime për pagesa hotelesh dhe udhëtime në vitet 2013-2017. Ndërsa episodi i fundit, i takon një shume prej gati 2 milionë lekë të rinj, në vitet 2019-2020.

Ato kanë qenë pagesa ndaj subjekteve të ndryshme tregtare nga Zoto e Mërtiri përmes shoqërisë “Integrated Technology Services”, në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në zonën e “Shallvareve” në Tiranë.

A2CNN / a.r

Next Post
“Range Rover” në flakë, dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar

"Range Rover" në flakë, dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In