• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen deklarimet e Sotës në Prokurori: Tahirin e njoh, eurot janë të miat!

by Java News
04/11/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Eshte e vertete, e njoh Saimir Tahirin, por me ate nuk kam pasur asnje marredhenie fianciare dhe ato euro jane te miat. Nuk di si ta shpjegoj se si patentat e tij dhe te gruas se tij ndodhen ne makinen time, vetem mund te hipotizoj se i ka lene shoferi i Saimir Tahirit, qe eshte shok i imi dhe se ishte ne makinen time nje dite para se te arrestohesha”. Keto jane pjesa me e rendesishme e deklaratave, sipas burimeve te Report TV,  qe 25 vjecari biznesmen, Orest Sota nga Vlora, ka bere ne prokurorine e Elbasanit pas arrestimit nga policia. Sot Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg pa afat Orest Lefter Sota i cili nuk iu bind urdhrit të policisë te ndalonte, ndërsa në automjet iu gjetën 835 mijë euro (shuma e saktë është zbuluar sot pasi dje u raportua për 800 mijë euro) dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese e një të bashkëshortes së tij.

Burime pranë Prokurorisë së Elbasanit janë shprehur për Top Channel se policia ka bërë vetë numërimin e parave, duke shtuar gjurmët e gishtave që mund të identifikoheshin në kartëmonedhat e sekuestruara. Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda sepse Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror ndaj të riut dhe për të verifikuar mënyrën se si ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.

Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar verifikimin edhe të dy patentave për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit, ndërsa pritet që shumë shpejt të merret në pyetje edhe shoferi i Tahirit, për të cilin Sota ka pretenduar se ka miqësi.

Në emër të Orest Sotës, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është shoqëria “Eco Contruksion and Partners”, e hapur më 6 shkurt të vitit 2015 dhe një ndër punët e para të saj ka qenë rikonstruksioni i komisariatit numër 6 në kryeqytet.

Masa e arrestit është dhënë mëngjesin e kësaj të shtune ku gjyqtarja Miranda Konica ka vlerësuar të ligjshëm urdhrin e ndalimit të Prokurorisë. Mbi biznesmenin rëndojnë tre akuza, drejtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorisë është vendosur sekuestro e shumës prej 835 mijë euro pasi biznesmeni nuk justifikon burimin e të ardhurave dhe destinacionin e tyre

Orest Suta, tha se 835 mije eurot ishin per te paguar dy kliente te firmes se tij te ndertimit: Nje fabrike hekuri dhe nje fabrike çimentoje, qe te dyja ne zonen e Elbasanit. Parate ishin ne kater çanta, por ne makine, sipas prokurorise, nuk u gjet asnje fature dhe asnje dokument tjeter qe do te konfermonte mjaftueshem justifikimin e Sotes.

Orest Sota u arrestua në flagrancë në datën 1 nëntor në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pasi ka kundërshtuar patrullën e policisë për të ndaluar në pikën e kontrollit. Blutë iu vunë në ndjekje dhe Sota u kap afer fshati Balldren duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” pa leje drejtimi. Atij i ishte bllokuar patenta e automjetit një vit më parë. Gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dhe iu sekuestruan mbi 835 mijë euro pa dokument shoqërues të origjinës së parave. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar u gjetën edhe 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mjete lundrimi e një të bashkëshortes së tij për drejtim automjeti.

Burime prane prokurorise konfirmojne per Report TV se te treja patentat jane origjinale dhe jo te falsifikuara sic u tha ne nje moment te pare. Patentat per mjetet lundruese iu dhane Saimir Tahirit me 31 korrik 2017 nga autoritetit detar te Durresit: nje patente e autorizon te drejtoje mjet lundrues deri 20 tonelate dhe e dyta mjet lundrues mbi 100 ton dhe kjo e fundit ne rolin e skipperit. Patenta e trete, e gjetur ne makine e Sotes, i perket gruas se Saimir Tahirit dhe e autorizon te drejtoje automjete te klasit B. Patenta eshte modeli i fundit me format dixhital.

Prokuroria e Elbasanit ngriti disa akuza ndaj 25 vjeçarit me banim në Tiranë atë të drejtimit të automjetit pa dëshmi, mosbindje të urdhrit të policisë dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmeni nuk i ka pranuar akuzat dhe ka kërkuar hetim në gjendje të lirë. Por trupi gjykues e ka cilësuar të drejtë kërkesën e prokurorit dhe ka vendosur masën e sigurisë me burg. Avokati mbrojtës, Elis Kovaçi i kontaktuar nga Report Tv se do bëjë ankimim në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar lirimin e Sotës.

“Me paratë do paguaja firmën e hekurit dhe betonit”

Orest Sota është pronari i firmës ‘Fortis Beton’ ndërsa babai i tij, Lefter Sota është biznesmen në fushën e ndërtimit, tregtimit të hekurit dhe medias. Përpara gjykatës, Orest Sota ka deklaruar se me 835 mijë euro do paguante firmën e betonit dhe hekurit në Elbasan. “Paratë i kisha për të paguar kontraktorët e biznesit në qytetin e Elbasanit”.

Ka qenë një postim në Facebook i Lulzim Bashës një ditë më parë, i cili denoncoi se policia ka mbajtur të fshehtë arrestimin e Sotës. Kreu i PD ka akuzuar gjithashtu edhe sot se Orest Sota po transportonte paratë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Po sipas Bashës, Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin tip “Land Rover”.

Next Post
Qytetari denoncon: Më qëlluan me armë zjarri në hyrje të repartit ushtarak

"Sota", Policia: Akuzat e opozitës ndaj policisë janë politike, pa asnjë fakt, dosja i është përcjellë prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In