• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen debatet/ Ja për çfarë u përplasën Rama- Basha dhesi përfundoi takimi

by Java News
07/06/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i shumëpritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, nuk prodhoi një marrëveshje për Reformën në Drejtësi.

Takimi i mbajtur në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve nisi rreth orës 17:10 dhe përfundoi në orën 20:05.

“Panorama” zbardh pjesë nga debati mes Ramës e Bashës në takimin 3 orësh pa media.

Debati

Kreu i qeverisë ka pranuar propozimin e opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të Drejtësisë me 2/3-tat e votave të Parlamentit me një formulë zhbllokimi që në rast dështimi në dy raundet e para, të quhet i emëruar kandidati i parë i renditur ne listë.

Por Basha është shprehur se “vetëm vendet e rezervuara garantojnë moskapjen politike të sistemit”.

Në një moment gjatë debatit, Rama është shprehur se jep garanci për integritetin e emrave që do të përgjigjen, por Basha i është përgjigjur aty për aty se “garancinë e jep vetëm formula, jo fjalët”.

“Ti ke qenë vetë në karrigen e kryetarit të opozitës”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Por Kryeministri Rama është shprehur se me formulën e PD-së, “të gjithë anëtarët e drejtësisë do të bëhen me ‘xhaketa politike’”.

Pas një diskutimi që ka vijuar për rreth tri orë dhe palët nuk kanë tejkaluar këtë ngërç, Kryeministri Rama ka ndërprerë negociatat.

Ai ka thënë “mbledhja mbaron këtu. Meqë nuk ka dakordësi për çështje thelbësore, ne do të dërgojmë draftin e Reformës në Drejtësi për votim në Parlament”. Panorama/ a.k

Next Post

Ministri i Jashtëm grek Kotzias: Çamët nuk i përzumë ne... ikën vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com