• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen debatet e ashpra mes avokatit të bandës së Shullazit dhe biznesmenit të kërcënuar

by Java News
05/07/2017 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, përfundoi dje përballjen në sallën e gjyqit me Emiljano Shullazin dhe katër të bashkëpandehurit e tij, të cilët i ka kallëzuar për “gjobëvënie”. Ndryshe nga seanca e kaluar kur rrëfeu detaje të hollësishme për Gjykatën, dje, Beqja “qepi gojën” duke iu shmangur pjesës dërrmuese të pyetjeve, shkruan “Panorama”.

DEBATI

Avokati: Keni rënë dakord me Emiliano Shullazin para, apo pas shitjes së një pjese të ish-hotel “Vollgës” te Fejzi Kodra?

Beqja: Nuk më kujtohet.

Avokati: Ka ekzistuar ndonjë prokurë e vitit 2009 të “Saudi Brother”?

Beqja: S’më kujtohet. Duhet të shoh letrat.

Avokati: Në këtë prokurë i jepen të drejta Romeo Tarës?

Beqja: Po.

Avokati: Është anuluar ndonjëherë kjo prokurë?

Beqja: S’më kujtohet.

Avokati: Prona ka qenë aset i shoqërisë “Saudi Brothers”. Është pasqyruar në bilancin e shoqërisë shitja te Fejsi Kodra?

Beqja: S’më kujtohet.

Avokati: Kohëzgjatja e shoqërisë a është nga 18.08.1994 deri në 08.08.2014?

Beqja: S’më kujtohet. Është bërë zgjatja e afatit sipas procedurës. E kam bërë unë.

Avokati: Ç’lidhje keni me shtetasin Agron Muça?

Beqja: E njoh.

Avokati: Keni pasur marrëdhënie kontraktuale me të?

Beqja: Nuk i përgjigjem pyetjes. (Përgjigjet pozitivisht pas ndërhyrjes së Gjykatës)

Avokati: Cili ka qenë objekti i kontratës?

Beqja: Huamarrje nga unë. Nuk më kujtohet shifra.

Avokati: E njihni Rexhep Sufin?

Beqja: Po, e njoh.

Avokati: Keni pasur ndonjë marrëdhënie? Nëse po, jeni shlyer me të?

Beqja: Marrëdhënie huamarrje dhe huadhënie. Nuk më kujtohet shifra. Akoma nuk jam shlyer, po s’kujtoj shifër.

Avokati: Po me shtetasin Sinan Topi? Sa para i ke marrë?

Beqja: E sqarova herën e kaluar. S’i kam marrë asnjë lek Sinan Topit. Unë e kam çuar në Prokurori atë.

Avokati: Paulin Ndreun e njihni?

Beqja: S’më kujtohet.

Avokati: Po Hamit Vorfin?

Beqja: E njoh. Nuk kam pasur marrëdhënie kontraktore me të.

Avokati: Keni shkuar te noterja Alida Spahiu për të bërë aneks të një kontrate?

Beqja: Nuk më kujtohet, kam qenë i terrorizuar.

“U QENDROJ THENIEVE TE MIA”

Avokati: Çfarë bëtë te kjo notere?

Beqja: i thashë të gjitha herën e parë unë. Ia kam thënë dhe Prokurorisë. i ka të gjitha aty. Unë shkova që në mëngjes, pasi isha kërcënuar në darkë. Ajo më tha që ti ke kontratë me kusha. i thashë fshije të gjithë, s’më intereson. Më interesonte jeta ime. E kam treguar se ç’ndodhi kur erdhën këta. Mbyllen qepenat.

Avokati: Sa qëndruat aty?

Beqja: Sa kemi hyrë Aida më ka përmendur shumën e lekëve, që ende nuk kishin kaluar lekët e shitjes së Fejzi Kodrës. Ai që mbron ti avokat tha “dale, dale, ça lekësh janë këto?”. Kur më nxori jashtë kërkoi 30 për qind të pronës duke më kërcënuar. U kthyem në zyrë dhe e bëmë.

Avokati: E dini që Regjistruesi ka kërkuar plotësimin e kontratës?

Beqja: Nuk më kujtohet.

Avokati: Si keni komunikuar me pronarin e kompanisë?

Beqja: S’më kujtohet.

Avokati: Cila është adresa juaj e-mailit? Beqja: i kam mbyllur të gjitha. Ia kam dhënë Prokurorisë sepse më kanë kërcënuar nga të gjitha anët, në telefon, në adresa e-maili.

Avokati: Te marrëveshja e bërë te noterja Drita Pepi ishte parashikuar shitja?

Beqja: S’më kujtohet.

Avokati: Çfarë përfaqësojnë 20 për qind e sipërfaqes së pronës?

Beqja: 10 për qindëshi i parë i sipërfaqes prej 2500 metër katrorë të pronës, ndërsa 10 për qind tjetër ishte pas përfundimit të gjyqit në Gjykatën e Lartë.

Avokati: Keni dhënë intervistë në media?

Beqja: S’më kujtohet. Avokati: i keni bërë letër Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me Shullazin?

Beqja: Absolutisht jo.

Avokati: Në një rast, që të është prishur makina në Rrogozhinë, të ka ndihmuar Emiliano Shullazi?

Beqja: Nuk më kujtohet.

Avokati Denion Ndrenika: Unë nuk mund të pyes dëshmitarin, pasi ne jemi fqinjë. Dyert tona janë 5 metër larg njëra-tjetrës. Unë dua vetëm të them që çështja mes Shullazit dhe Ylvi Beqjes për përqindjen e ish-hotel “Vollgës” është një mosmarrëveshje civile, derisa kemi të bëjmë me një marrëveshje kontraktore.

Endrit Qyqja: Pas arrestimit të Shullazit, jemi takuar ndonjëherë ne?

Beqja: Vetëm një herë. Ke ardhur te lagjja. Të kam marrë vetë në telefon.

Qyqja: Çfarë më kërkove?

Beqja: Të thashë t’ua plotësoj 700 mijë euro dhe të tërhiqeshit nga prona dhe t’i thoshe Shullazit se ma ka bllokuar pronën Prokuroria.

Qyqja: Ne kemi folur me SMS mbi 50 herë, jemi takuar mbi 10 herë.

Beqja: Janë fantazi.

Qyqja: E ke larguar familjen nga Shqipëria, pasi u arrestua Shullazi?

Beqja: Nuk përgjigjem. S’ka ç’të duhet familja ime ty.

Qyqja: Unë jam në burg për këtë, ky thotë s’përgjigjem e s’mbaj mend.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Shikoni hotelet më të mrekullueshëm në botë

VIDEO/ Shikoni hotelet më të mrekullueshëm në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In