• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zbardhen bisedat për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi/ Lajçak telefonon udhëheqësit kosovarë

by Ardit Rada
15/05/2020 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po bën përpjekje për rifillimin e dialogut, në Prishtinë partitë politike janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse duhet formuar qeveria e re.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po vazhdon bisedat telefonike me udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës, në përpjekje për ta përgatitur terenin për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Lajçak, siç shkroi në Twitter, të premten pati një bisedë telefonike me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku thuhet se u pajtuan që “dialogu është prioritet”.

“Faleminderit Isa Mustafa për bisedën konstruktive për situatën aktuale politike, përgjigjen ndaj COVID-19 dhe për pritjet për të ardhmen për Kosovën. Jemi pajtuar se vazhdimi i dialogut është prioritet. Duhet të shpjerë në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë e të përshpejtojë progresin në rrugën e tyre evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.

Edhe LDK, në një njoftim për medie thotë se Mustafa e ka siguruar Lajçakun se “LDK-ja është e fokusuar që dialogu të fillojë shpejt dhe të rezultojë me njohje reciproke, dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. LDK do të vazhdojë të punojë fuqishëm për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në njoftim të LDK-së.

I ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ditë më parë ka biseduar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pikërisht lidhur me përgatitjet për rifillimin e dialogut.

“Patëm biseda konstruktive dhe të dobishme për përgatitjet për rifillimin e dialogut dhe situatën në Kosovë. Mezi presim të punojmë së bashku për të mirën e të gjithë njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, pati shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Tri ditë më parë i ngarkuari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, në një bashkëbisedim me agjencinë e lajmeve APA, tha se ai është kundër idesë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij, ato bien ndesh më synimet për një zgjidhje që siguron qëndrueshmërinë e rajonit.

“Bisedimet që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bën të kundërtën”, shkroi zoti Lajçak.

Derisa Lajçaku po synon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe po bisedon me telefon me të gjithë udhëheqësit e institucioneve dhe të partive politike, në Prishtinë skena politike është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse i dekretuari i ri i Presidentit Thaçi, Avdullah Hoti, mund ta bëjë qeverinë e re të Kosovës, apo, gjykata do ta hedhë poshtë dekretin e Presidentit dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Zgjedhje të reja pas pandemisë kërkon Vetëvendosja e Albin Kurtit. Ky i fundit është i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë atij, që qeveria e Kosovës nuk mund të formohet pa partinë fituese të zgjedhjeve. Kurti gjatë ditëve të fundit e ka përsëritur disa herë se qeveria në detyrë do ta vazhdojë punën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjtën në një konferencë për medie se është qenësore për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur nga presionet.

“Eshtë e rëndësishme që kjo Gjykatë të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë dhe e as nga bashkësia ndërkombëtare. Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyrë të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës”, tha presidenti Thaçi. Sipas presidentit, askush akoma nuk e di se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, prandaj ai kërkon nga të gjithë që ai vendim të respektohet.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me mandatarin e saj për kryeministër të ri Avdullah Hoti, gjatë bisedës telefonike që pati me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, e siguroi atë dhe të gjithë që kjo parti do ta pranojë dhe respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër. Edhe subjektet tjera politike janë shprehur se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit në fillim të majit, pezulloi përkohësisht zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së re Kosovës, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga partia Vetëvendosje.

Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rreëzua me mocion mosbesimi me 25 mars, mocion ky i inicuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese, në këtë rast Vetëvendosjen, po e cilëson antikushtetues./DW

/e.rr

Next Post
Masat lehtësuese për fundjavën/ Rama: Po pati të infektuar sa sot, do jetë problem

Masat lehtësuese për fundjavën/ Rama: Po pati të infektuar sa sot, do jetë problem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

September 9, 2026
Përshkallëzim i përplasjes SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Bombardimet në Hormuz “çmendin” çmimin e naftës në bursë, shkon në 100 dollarë për fuçi! Tronditen tregjet botërore në pak orë

September 9, 2026
Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

Dëmtimi i frikshëm që shokoi në natën e parë të Champions, Borussia Dortmund në ankth për Karetsas!

September 9, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Mbyllet takimi në Korçë, zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

September 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

September 9, 2026
Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon krahu i djathtë

September 9, 2026
Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

Ish-kreu i NATO-s apel partive në Kosovë: Vendosni interesin e qytetarëve mbi krizën politike!

September 9, 2026
Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!

September 9, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunuan Eduart Kuçin, nis seanca e masës së sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij! Prokuroria kërkon burg

September 9, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Betejë me flakët në 6 qarqe të vendit, harta me zonat kritike! Mbrojtja: 43 vatra në 24 orë, 13 ende aktive! Mbi 1 mijë forca në aksion

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com