• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen argumentat e PD për rrëzimin e ligjit për K.L.GJ dhe K.L.P në Kushtetuese, synon sërish ‘vendet e rezervuara’

by Java News
27/12/2016 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

JAVANEWS/ Ligji i vetting-ut është mjaft i rëndësishëm, por jo më pak i rëndësishëm është edhe ligji për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët janë qartazi edhe “thembra e Akilit” e Reformës në Drejtësi. Jo më kot PD-ja këto dy ligje i ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, me qëllimin për t’i rrëzuar ato, për të mbajtur në këmbë sistemin aktual të drejtësisë. Pas rrëzimit të kërkesës së saj për të shfuqizuar ligjin e vetting-ut, PD nxitoi që të çonte në Kushtetuese ligjin për K.L.GJ dhe K.L.P. Në thelb beteja e PD kundër Reformës në Drejtësi nuk ka qenë një betejë politike dhe as çështje kushtetuetshmërie, por thjeshtë një betejë personale dhe ftesë për pazar për emra të caktuar, që t’i shpëtojnë filtrit të Reformës. Një nga këto institucione është edhe KLD-ja, të cilën PD e ka kontrulluar politikisht për vite me rradhë. K.L.GJ dhe K.L.P janë dy institucionet pasardhëse të Këshillit të Lartë të Dretësis (KLD). Në ligj parashikohet se si K.L.GJ ashtu edhe K.L.P, do të kenë të njëjtat kompetenca, ku njëra është në planin e Gjyqësorit, tjetra në atë të Prokuroris. Duke iu refereruar draftit, K.L.GJ do të emërojë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të gjithë vendit; do të propozojë anëtarët e Gjykatës së Lartë tek Presidenti, i cili mund të refuzojë emërimin vetëm në shumë pak raste të veçanta, por edhe atëhere K.L.GJ e K.L.P mund të ripropozojë të njejtën kadidaturë dhe Presidenti është i detyruar ta emërojë. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhen nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 do jenë gjyqtarë dhe do të zgjidhen me votimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit, ndërsa 5 anëtarë do të jenë jo-gjyqtarë dhe do të zgjidhen nga Kuvendi. Është pikërisht mënyrën e zgjedhjes nga Kuvendi të 5 anëtarëve jo-gjyqtarë të KLGJ-së e të KLP-së, edhe pika që godet PD. Ajo kërkon “pazar” për këtë, nëpërmjet skemës së “vendeve të rezervuara”.

Skema

Fillimisht skema ishte që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së dhe të KLP-së zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e votave, pra me votat e 84 deputetëve. PD-ja e kundërshton këtë korum votash, pasi mazhoranca e ka numërin e duhur të votave për të zgjedhur 5 anëtarët e tjerë të KLGJ-së dhe të KLP-së. Argumenti i PD-së ishte se me këtë korum votash mazhoranca mund të zgjedhë në mënyrë të njëanshme të gjithë anëtarët e KLGJ-së e të KLP-së. Duke parë këtë situatë, dhe për shkak të inferioritet të saj të theksuar në vota që ka në Kuvend, PD-ja kërkoi që votimi të ishte me 2/3 e Parlamentit, pra me një shumicë prej 94 votash. Kjo kërkesë, sipas demokratëve, do të kushtëzonte mazhorancën që të bënte marrëveshje me opozitën. Ky propozim fillimisht u refuzua nga mazhoranca.

Procedurat

Lidhur me këtë përballje, pra për korumin e votave, palët iu drejtuan edhe Komisionit të Venecias. Sipas Komisionit, çfarëdo shumice e kualifikuar që të zgjidhet, me 3/5 apo 2/3, gjithshka mund të rrezikohet, pasi nëse nuk arrihet numëri i votave, procesi mund të bllokohet, ndaj rekomandoi se në draft duhet parashikuar edhe një mekanizëm zhbllokues. Duke marrë shkas nga kjo ekspertët ndërkombëtarë propozuan që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së të zgjidhen mbi bazën e këtij përfaqësimi: një anëtar nga rradhët e avokatëve, një anëtar nga rradhët e noterevë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve jogjyqtarë të Shkollës së Magjistraturës dhe një anëtar nga shoqëria civile; Për çdo vend anëtari, grupimet e mësipërme i çojnë tre propozime Këshillit të Lartë të Emërimeve. i cili përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen çdo vit me short mes gjyqtarëve dhe prokurorve të të gjitha shkallëve. Pasi merr propozimet, KLE verifikon përputhshmërinë e kandidaturave më kriteret dhe bën vlerësimin e tyre, duke bërë edhe renditjen. Këto propozime, i dërgohen Kuvendit, i cili i miraton në votime të veçanta brenda secilit grup. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një anëtarë, atëherë procedura përsëritet mbi bazën e propozimeve të reja. Nëse edhe këtë rradhë nuk arrihet shumica e kërkuar atëhere kandidati i renditur më lart në renditjen e KLE-së konsiderohet i emëruar.

Kundërshtia në Kushtetuese

Pikërisht këtë skemë kundërshton PD-ja në Kushtetuese, pasi sipas saj, lënia e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së në dorë të KLE-së, do të thotë, që t’i “varësh ujkut mëlçinë në qafë”, pavarësisht se KLE, mund të jetë e pandikuar dhe objektive. Sipas PD-së, shoqatat apo organizmat nga vinë propozimet janë të ekspozuara ndaj kontrollit qeveritarë, gjë që çon në ndikimin e përzgjedhjes së kandidaturave. Këtu bazohet edhe kërkesa e PD në Kushtetuese, që kërkon shfuqizimin e ligjit për KLP dhe KLGJ. PD këmbëngul tek vendet e rezervuara, që, sipas PD parashikon 5 anëtarët jogjyqtarë të KLD-së zgjidhen dy nga shumica; dy nga pakica dhe një me votim 3/5 nga Kuvendi me propozim të shoqërisë civile. Kryeministri Rama pranoi kërkesën disamujorshe të PD-së për votim me 2/3 të 5 anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, që nuk vinë nga rradhët e drejtësis. Por PD-ja u përpoq ta zbehte vlerën e këtij lëshimi duke këmbëngulur te “vendet e rezervuara”. PD përpos 2/3 kërkon edhe zbatimin e formulës së “vendeve të rezervuara”. Teza e “vendeve të rezervuara” u kuptua qartësisht si një përpjekje për kapje politike të sistemit të drejtësis. Dhe në fakt e tillë është. Me çuarjen e ligjit në Kushtetuese, PD synon sërish tu kthehet tezave të vendeve të rezervuara, që në thelb është një kapje e re politike e sistemit të drejtësisë, një përpjekje kjo e rradhës për ta dështuar Reformën në Drejtësi.  /javanews.al

 

Next Post
(FOTO) Të pasmet më seksi, tendenca e re në Instagram

(FOTO) Të pasmet më seksi, tendenca e re në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In