• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen akuzat e Prokurorisë për Tahirin: Udhëtoi 4 herë jashtë vendit me Habilajn

by A R
19/10/2017 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është kërkesa e Prokurorisë, drejtuar Kuvendit, për Saimir Tahirin.

Prokuroria jep argumentet e saj, se përse duhet t’i hiqet imuniteti Tahirit.

Dosja që është dorëzuar sot nga Prokuroria në Kuvendin e Shqipërisë

Të nderuar zonja e zotërinj deputetë!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë mbi bazën e informacioneve të bëra publike, ka regjistruar procedimin penal me Nr. 313, të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale: 1. “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. në ngarkim të shtetasit Saimir Tahiri, i biri i Bashkimit dhe i Luiza, lindur më 30.10.1979, në Tiranë dhe banues në Tiranë.

A. Rrethanat proceduriale

Me datë 17.10.2017 në bazë të të dhënave të bëra publike Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë konform nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale i cili parashikon se ‘Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale’, ka regjistruar procedimin penal me Nr 313 të vitit 2017 për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,në ngarkim të personit në hetim:

Sajmir TAHIRI, i biri i Bashkim dhe i Luiza, i dtl 30.10.1979, banues në Tiranë dhe banues në Tiranë, dhe për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal,për personat në hetim Mosisi Habilaj, i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 18.01.1978, lindur dhe banues në Vlorë, Florian Habilaj, i biri i Ciko dhe i Zenepe, i dtl 10.11.1980, Artan Habilaj etj. Në lidhje me këto fakte penale dhe për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri, etj, nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017.

Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale me datë 18.10.2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017 dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretisht procedimin penal me Nr 134 të vitit 2016. Për hetimet që po zhvillohen në funksion të procedimit penal me Nr 134 të vitit 2016, për shkak të bashkimit të procedimeve rezulton të jetë shënuar emri i personit në hetim Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale:“Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, në rang të procedimeve të lidhura, është kompetente në ushtrimin e ndjekjes penale në raport me rastin konform parashikimeve ligjore të nenit 285 të Ligjit nr 35/2017.

B. Rrethanat e faktit Nga ana e autoriteteve italiane të drejtësisë është arrestuar personi në hetim Moisi Habilaj, etj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të Tarfikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në formë të posacme në rang të grupit të strukturuar kriminal. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të hetimeve që autoritetet italiane të drejtësisë po zhvillojnë në lidhje me kapjen dhe sekuestrimin e sasisë prej 3.5 tonësh lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë ka arritur të trafikojë për jashtë shtetit me destinacion Italinë sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri.

Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shëprblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga veprimet e deritanishme hetimore të kryera rezulton se: – Është kapur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, në masën prej rreth 3.5 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa nga autoritetet italiane të drejtësisë të dyshuara si të trafikuara nga grupi kriminal Moisi Habilaj etj.- Me datë 18.10.2017 është kapur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 3.978 ton (tre tonë e 978 nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë kg), e llojit Cannabis Sativa, në banesën e shtetasit në hetim Armand Koçerri, bashkëpunëtor i shtetasve Moisi Habilaj, Florjan Habilaj etj. –

Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj etj, në komunikimet telefonike dhe bisedat ambientale që rezultojnë nga përgjimet e bëra ndërmejt tyre rezulton të pasqyrojnë detaje të cilat tregojnë përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shtetasit në hetim Saimir Tahiri.- Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj etj, në komunikimet e bëra ndërmejt tyre rezulton të pasqyrojnë detaje të cilat tregojnë shpërblimet që i japin ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në funksion të realizimit të veprimtarisë së tyre. – Subjekti në hetim Saimir Tahiri me datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA003GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj.  – Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013.

Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan  Habilaj, etj. Nisur nga sa më sipër, në kushtet e sekuestrimit të lëndës narkotike, dhënies së shpërblimeve nga grupi kriminal funksionarëve të lartë zyrtarë, mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme me ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për ekzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjes në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri. Nga detajet e analizuara ka dyshime se ndodhemi para elementëve të figurave te veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga nenet 260 të Kodit Penal, dhe  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’, parashikuar nga nenet 245 i Kodit Penal, për të cilat është në hetim shtetasi Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Në këto kushte është e domosdoshme që në kuadër të ushtrimit të ndjekjes penale, dhe kur shihet e nevojshme që ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg, ose në shtëpi, heqja e lirisë në cfarëdo lloj forme, kontrolli personal ose i banesës, konform nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi.Për sa më sipër, ju drejtohemi me këtë kërkese me objekt dhënia e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Saimir TAHIRI.

Të nderuar zj./z.Deputetë!Me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga ana e Prokurorisë, bazuar në nenet 73/2 të Kushtëtutës se RSH-së dhe 288 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, kërkojmë nga Ju dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë, kontrollin personal ose të banesës, së deputetit të Kuvendit të  Shqipërisë, shtetasit Saimir TAHIRI.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

DREJTUESI I PROKURORISË

BESIM HAJDARMATAJ

Next Post
Tahiri shpërthen ndaj prokurorisë dhe Bashës:  Po i bëni nder të madh krimit

Tahiri kthehet në banesë, përshëndetet me dhjetëra simpatizantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com