• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaptimi i trotuarëve, Veliaj: Mjaft më, hapësirat publike u kthehen qytetarëve

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës prezantoi sot një rregullore të veçantë, e cila përcakton mënyrën se si do të administrohen hapësirat publike në kryeqytet. Rregullorja u paraqit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi ku merrnin pjesë, ndërlidhës, administratorë, përfaqësues të Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Ai theksoi se me rregulloren e re merr fund njëherë e mirë periudha ku hapësira publike ishte pre e çdo teke nga ana e subjekteve private, qofshin këto biznese, apo edhe familjare. Sipas tij, tashmë publikja është një aset në të mirë të komunitetit dhe jo një mall pa zot.

Duke bërë një detajim të kësaj rregulloreje dhe risive që ajo sjell, kreu i bashkisë theksoi se shënjimet që do të vendosen në trotuare do kenë si prioritet të tyre interesin e qytetarit. “Kjo rregullore është një hap cilësor për kohën që jetojmë. Tregu i Pazarit të Ri do të jetë një ndër tregjet më moderne e duke qenë se do të jetë një treg modern do ketë mundësi secili të shesë. Por në momentin që secili thotë, jo nuk dua në treg, dua në trotuar, kjo nuk është një Shqipëri moderne dhe sa të jem kryetar bashkie nuk do e inkurajoj këtë lloj kulture. Siç bëmë te Komuna e Parisit, në disa vende edhe investimet në trotuare do të jenë me vijën e caktuar, pra do të ketë një vizë me bojë, ose një vizë me pllaka ngjyrë tjetër për të bërë një “demarkacion”. Çfarë është e publikut dhe që nuk guxon njeri të vërë karrigen këtej dhe çfarë është e privatit që sigurisht kundrejt pagesës, do e përdorë atë!”, theksoi Veliaj.

Më tej, ai shtoi se rregullorja është një produkt i një pune intensive, e cila ka marrë në konsideratë eksperiencat më të mira të kryeqyteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur një proporcion të saktë midis asaj çfarë do të jetë aktivitet ekonomik dhe çfarë do të jetë aktivitet publik. “Nuk do të lejojmë të shiten lloj-lloj produktesh në rrugë. Nuk mund të shiten rroba në rrugë dhe nuk ka qytet në botë ku popullsia zhvishet dhe vishet në mes të një kantieri ndërtimi, siç ndodh te Kombinati Ushqimor”, tha Veliaj. Në këtë kuadër, kryebashkiaku i Tiranës shtoi se shumë shpejt do të propozohen edhe masa konkrete për formën që do të kenë dyqanet që shesin në rrugët kryesore, në mënyrë që ato të jenë të pranueshme nga ana estetike.

“Do të propozojmë që në të gjitha njësitë administrative, për luleshitësit, tregtarët e fruta-perimeve, librashitësit, një dizajn të ri të pikës së tyre të shitjes, diçka estetike, që të mos e pengojë rrugën, por edhe të kesh kënaqësi të bësh biznes”, deklaroi Veliaj. Një masë e tillë do merret edhe për ambulantët, të cilët gjithashtu do duhet të respektojnë disa rregulla estetike për tezgat apo karrocat e tyre të shitjes. “Brenda këtij viti bashkia do të propozojë dizajnet e karrocave të ambulantëve, pra që jo çdo lloj teneqe të fluturojë nëpër qytet, por të jetë diçka estetike. Po ashtu do të përcaktojmë edhe vendet. Patjetër duam të ndihmojmë ata njerëz që jetojnë me djersën e tyre dhe që kanë këtë mënyrë të të bërit biznes, por sigurisht do të fillojmë edhe një aksion të ndalimit të shitjes së rrobave në rrugë. Është jo higjenike”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje gjithashtu administratorëve që të informojnë banorët e njësive të tyre për organizimin e Maratonës së Tiranës në datën 9 Tetor, veçanërisht për kufizimin e qarkullimit të mjeteve gjatë zhvillimit të saj. “Për të gjithë ata që nuk janë informuar, bashkia ka njoftuar dhe ka shpjeguar itinerarin e maratonës nga Muzeu Kombëtar, përgjatë “Rrugës së Durrësit”, në rrugën “Dritan Hoxha”, deri te Kthesa e Kasharit. Ky segment do të jetë i bllokuar nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14.00”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai lajmëroi administratorët që në kuadër të përgatitjes së buxhetit të ri për vitin 2017 të programojnë dëgjesat me qytetarët.

“Do të vijmë me disa propozime për çfarë duam të investojmë në njësitë tuaja. Mirë është që edhe ju të bëni propozimet tuaja. Këtë vit kemi realizuar buxhetin më të lartë të Bashkisë së Tiranës në 5 vitet e fundit dhe do të vijojmë me këtë ritëm edhe vitin tjetër, por duam që të punojmë me dy lista, pra një listë prioritare të projekteve që do të zbatohen me patjetër dhe sigurisht projekte të themi, plane B, që në varësi të të ardhurave që do të marrim nga çdo njësi, menjëherë të fusim për realizim të gjitha projektet e tjera”, u shpreh Veliaj. Lidhur me buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm, kryetari i bashkisë bëri të ditur se një nga taksat që nuk do ndryshojë është ajo për ndërtimin që paguajnë ndërtuesit.

“Taksa e ndërtimit do të qëndrojnë në fuqi, askush nuk duhet të ketë iluzion se do të ulet. Jam i vendosur që të jem në krah të qytetarëve. Kush bën më shumë para, do ketë taksën më të lartë. Në qoftë se një njeri fiton kaq shumë, le të paguajë më shumë para, se me ato para bëjmë shkolla dhe rrugë”, tha Veliaj. Ai deklaroi se me planin e ri urbanistik, ndërtuesve do t’u ofrohen edhe disa mundësi të tjera alternative në mënyrë që të heqin dorë nga zënia e hapësirave, por edhe për të kontribuar për një qytet më solidar.

Ai garantoi se puna e nisur në vitin e parë për transformimin e Tiranës në një qytet europian do të vazhdojë edhe për vitin e dytë të mandatit, por natyrisht me një ritëm më të lartë. “Në qoftë se mendoni se bashkia ka punuar mirë vitin e parë, vlen ajo shprehja: Nuk keni parë gjë akoma”, përfundoi fjalën e tij Veliaj.

 

Next Post
Drejt teknologjisë robotike… kjo “copë letre” është një robot mjekësor që mund të gëlltitet

A e keni të fortë kujtesën?! Ky është testi që tregon aftësinë tuaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In