• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zana Çela: Postin e fitova me platformën që paraqita, nuk ma premtoi njeri

by Java News
21/09/2016 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në Tonight Ilva Tare, drejtorja e TKOB, Zana Çela ka mohuar që buxheti për një shfaqje në Teatrin e Operas dhe Baletit të ketë qenë vetëm 600 euro, ashtu sic shkroi në facebook paraardhësi i saj i dorëhequr, Ilir Kerni. Kjo sipas saj nuk është e mundur pasi edhe një kostum kushton më shumë se aq.  Zonja Çela mohoi zërat se posti i drejtores së TKOB i ishte premtuar përpara konkursit duke thënë se ishte pplatforma e saj që e nxorri fituese.

Pjesë nga intervista

A kishit një premtim se do ta merrnit ju postin e drejtore së TKOB?

Absolutisht që nuk kisha asnjë premti. Absolutisht që jam përgatitur shumë fort për këtë konkurim, për këtë platformë, pasi platforma nuk ishte thjeshtë një platformë e prezantuar në një panel i cili do të na selseksiononte se kush ishte konkurenti më i mirë, por ishte një platformë e cila do të më ndiqte mua nëse unë do të dilja fituese dhe do të më udhëhiqte mua në çdo ditë, në çdo javë, në çdo muaj të punës sime.Ishte një punim shumë dinjitoz dhe shumë këmbëngulës dhe për këtë arsye ishte ndoshta ajo platforma që u pëlqye nga paneli në Kryeministri dhe më pas mori edhe pëlqimin e kabinetit të qeverisë.

Ju ka uruar Ilir Kerni kur morët detyrën?

Po, sigurisht që më ka uruar.

Në një status të tij në Facebook ditët e dorëheqjes, shprehte shqetësimin për buxhetin e ulët, rreth 600 euro për një shfaqje, që realisht duket skandaloze. Çfarë mund të bëhet me 600 euro? Si mund të bëhet një shfaqje me kaq buxhet?

Unë në fakt nuk është se  e kam lexuar këtë status, e kam lexuar vetëm kur e komentonin gazetat e ndryshme, por nuk e kam lexuar nga Iliri, por nuk është e vërtetë. Absolutisht që nuk mund të jetë aq buxheti, sepse buxheti i operas dhe baletit zë ¼ e buxhetit të ministrisë së Kulturës, absolutisht që nuk mund të jetë. Madje një shfaqje normale, jo premierë, vetëm artisti i huaj, ku mund të nënvizoj që në çdo shfaqje ka patur gjithmonë artistë të huaj, 2-3 artistë të huaj për shfaqje, dhe i kanë patur honoraret mbi 2 mijë- 3 mijë euro. Pastaj ndoshta edhe një kostum nuk bën aq sot, një kostum i një personazhi. Më kujtohet që vetëm shfaqja e Prelocajt ishte 28 mijë euro.

Next Post
Aksidentohet autobusi që kthehej nga Greqia, 28 pasagjerë në spitalin e Gjirokastrës

Aksidentohet autobusi që kthehej nga Greqia, 28 pasagjerë në spitalin e Gjirokastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In