• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zakonet që po na plakin, dr. Balili: Jemi të rrethuar nga kimikatet! Sheqeri, armiku kryesor i jetës

by A R
24/09/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muzika është ushqim për shpirtin, por edhe mjekësia e konsideron si një nga barnat kundër plakjes. Gjinekologu Shkëlqim Balili thotë në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se plakja është gërvishtja e diskut të muzikës së jetës.

Nga ana tjetër, rritja e jetëgjatësisë përballet me paradoksin e moshimit të popullsisë. Sipas mjekut, nuk është vetëm mosha faktor, por edhe elementët e jashtëm, ekspozimi ndaj substancave toksike kimike në përditshmëri që po ndikojnë në shëndetin tonë.

Shkëlqim Balili: Jemi të ekspozuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga substancat toksike, kimike, endogjene të cilat janë substanca që ne i marrim nga ushqimet tona. Së dyti, jemi në kontakt të përditshëm me të gjitha produktet që bien në dorën dhe të gjitha këto produkte kimike ekzistojnë në tërë planetin tonë dhe ajo që ka shumë rëndësi, nuk ka mundësi të mbrohemi sepse kemi kontaminim të ajrit, ujit dhe tokës. Edhe ajo freskorja që na jep ajrin, boja dhe i kuqi i buzës është me lëndë kimike, të gjitha shampot. Jeta moderne që po bëjmë tani ka një ekspozim total. Gratë, në jetën e zakonshme kanë 12 produkte të procesit të bukurisë që kanë 168 elementë kimikë dhe janë proceset e bukurisë, kozmetikës që fillojnë te shampot, parfumet, locionet, kremrat e diellit, gjilpërat. E dyta, që te parfumet, që te locionet që përdorin, janë të gjitha të dëmshme.

Balili thotë se ka raste të shtuara me obezitet, endometriozë, ovar polikistik, infertilitet dhe plakje të parakohshme te femrat.

Shkëlqim Balili: 95% e vajzave janë me dhimbje gjatë ciklit, çregullime të ciklit, luhatje të humorit, dhimbje muskulare, lodhje, mungesë përqendrimi, akne, epilozitet të shprehur dhe kanë një aftësi të ulur për t’u riprodhuar, të pjellshmërisë.

Infertilitetin ai e konsideron si një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, me një rritje të shtuar të rasteve. Vajzat kanë vështirësi të mbeten shtatzënë brenda një viti apo abortojnë spontanisht. Plakja, shpjegon gjinekologu, shoqërohet me humbje të dëgjimit, shikimit, përqendrimit dhe njëkohësisht shoqërohet me sëmundje kronike.

Dieta është një tjetër themel në luftën e plakjes. Sheqeri, siç edhe studimet e kanë provuar, ndikon në përshpejtimin e plakjes.

Shkëlqim Balili: Ne jemi në një gjendje ku kemi afër nesh, ngjitur nesh sëmundjet kronike. E para mbipesha, obeziteti është sëmundje.

Aldo: Po edhe në Amerikë kështu është.

Shkëlqim Balili: Amerika po vuan më tepër se çdo kontinent sepse është jeta perëndimore. Dieta mesdhetare është një nga dietat më të mira, megjithatë në Shqipëri ushqimet e shpejta, të paketuara, të përpunuara, fast food, pica, pijet e sheqerosura. Armiku kryesor i jetës dhe i plakjes është sheqeri.

Aldo: Sheqeri, jo kripa?

Shkëlqim Balili: Jo kripa, absolutisht. Sheqeri është primari. Çdo ushqim që fusim në gojë ka sheqer. Qumështi është një nga shkatërruesit më të mëdhenj sot, djathi, gjiza sepse këto janë të kontamimuara me 10 hormone dhe 10 antibiotikë.

Aldo: Na i hoqët të gjitha, çfarë do hamë ne?

Shkëlqim Balili: Ju do të hani vezët, sardelet sepse është peshku më esencial për të rritur vitaminën D, E dhe Omega-3.

Prodhimi i kortizolit, hormonit të stresit mbi normën e pranuar nga organizmi, është gjithashtu një shaktërrues i hormoneve të tjera duke nxitur plakjen. Sipas Balilit, njerëzit duhet të kenë parasysh disa këshilla për të gëzuar shëndet.

Shkëlqim Balili: Të ulin peshën, të kenë oreksin, sidomos gjumin. Gjumi është prioriteti esencial, pa gjumë s’ka jetë. Gjumi është riprodhuesi i të gjithë hormoneve. Njerëzit duhet të flenë në orën 10, të çohen në orën 6, të përshëndesin diellin me fuqi, me energji, jo me lodhje. Duhet të dalin jashtë në sajë të një ushqimi të rregull 2-3 herë në 24 orë. Të gjithë ata njerëz që vuajnë nga kapsllëku kanë rëndim të madh të mëlçisë.

Next Post
Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë 50-vjeçari

Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë 50-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In