• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zakonet e dasmave/Policia gjermane në telashe me turqit, sirianët, shqiptarët e libanezët që bllokojnë autostradat

by Java News
14/09/2019 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia gjermane po ballafaqohet me një problem në rritje: turq, sirianë, shqiptarë e libanezë e kanë shndërruar në zakon që gjatë dasmave të bllokojnë autostradat me vetura të shtrenjta. Disa gjuajnë edhe me armë.

Javën që shkoi policia në Hamburg bllokoi një kolonë dasmorësh shqiptarë. Gjatë kontrollit zyrtarët gjetën bomba tymuese, gëzhoja fishekësh, marihuanë. Dëshmitarët e alaramuan policinë pasi kishin dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Zakonisht bëhet fjalë për revole pa fishekë, Schreckschusspistole në gjermanisht apo alarm pistol në anglisht. Ky tabiat me alltia është duke i shqetësuar autoritetet gjermane të sigurisë, por edhe politikën.

Shqiptarët janë më shumë imitues të kësaj mode primitive. Ata që nuk njohin pothuaj asnjë kufi gjatë dasmave të tyre janë turqit.

Kolona me vetura të gjata, burra me kostume të shndritshme, gra të ngarkuara me kozmetikë pasi e «marrin nusen», ndalen në rrugë në qytete apo në autostrada, bllokojnë trafikun dhe ia nisin valles.

Dalldia orientale plotësohet me të shtëna me armë. Spektakli fotografohet pandërprerë dhe pastaj gjithçka dokumentohet në mediat sociale. Para disa muajsh një veturë ishte sjellë aq gjatë dhe aq shpejt në qark, saqë nga tymi i gomave ishte aktivizuar alarmi i zjarrit në tunel.

Skenat e bllokimit të rrugëve janë shndërruar në përditshmëri në qytete si Berlini, Kölni, Duisburgu dhe Esseni, ku jeton një komunitet i madh i turqve.

Policia në landin Nordrhein-Westfalen njoftoi së fundi se nga prilli ka intervenuar gati 300 herë për shkak se dasmorët e kishin humbur kontrollin gjatë kremtimit. 120 herë policia ka ndërhyrë për shkak të konvojeve me vetura. Bllokimi i rrugëve është duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik, biçiklistët, për shembull.

Policia ka filluar që konvojet e dasmorëve t’i përcjellë edhe me helikopter. Ekspertët e policisë gjermane i quajnë këto shfaqje një «inskenim i tepruar i maskulinitetit». Qëllimi është që të demonstrohet pushtet dhe ndikim në hapësirën publike dhe të provokohet popullsia vendore shumicë, në këtë rast gjermanët , pergatiti Tema.(D.P)

Next Post
Zvicër/Një histori e bukur nga politika, i la të gjitha për festën e maturës së vajzës së tij

Zvicër/Një histori e bukur nga politika, i la të gjitha për festën e maturës së vajzës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avion luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In