• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zagani tregon për “Le Iene” se si e tradhtoi zyrtarja e Interpolit në Tiranë

by A R
09/12/2015 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Le lene” në rrjetin televiziv italian Mediaset transmetoi këtë të hënë një tjetër reportazh investigativ për ish-shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, i cili ndodhet në Zvicër, në kërkim të azilit për familjen tij.

Investigimi i sjellë nga gazetari Luixhi Pelaca rikujton se si ra në pranga ish-oficeri i  antidrogës së policisë shqiptare, lidhjet e tij me agjentët italianë por dhe rolin e përfaqësueses së INTERPOL-it italian, Anna Pogi, në Shqipëri.

Dritan Zagani u arrestua pas një operacioni policor, siç rrëfen ai, ku u sekuestruan 110 kilogramë marijuanë, me akuzën “shpërdorim detyre”, pasi nuk njoftoi eprorët e tij. Por Zagani i rrëfen gazetarit italian se s’kishte pse të njoftonte, pasi eprorët e tij ishin vetë në krye të operacionit, përcjell “News24”.

Më pas tregohet dhe historia e avionit që u rrëzua në Divjakë nga piloti italian Riformato. Gazetari kontaktoi me banorë të zonës, të cilët i treguan se kanë parë të ulen edhe avionë të tjerë në pistë tjetër dhe jo vetëm në plazh. Në këtë pjesë të reportazhit hyn dhe emri i italianit Alesandro Giuliani, që sipas gazetarit nuk ishte thjesht një financier, por një agjent sekret i policisë italiane. Ishte ky personi që komunikonte me policë, por infiltrohej edhe me trafikantë droge, duke krijuar kushte për ndërhyrje më vonë të kolegëve të tij.

Pikërisht me këtë person komunikonte oficer Zagani. “Bashkëpunoja çdo ditë me të, që kur Giuliani ishte me mision në Shqipëri. Flisnim për drogën, trafikantët, vendet ku fshihej droga, ku shkonte dhe kush e merrte”, tha ai.

Sipas ish-oficerit, tashmë të gjitha telefonatat trajtohen sikur ai ka bërë trafik droge me Giulianin. Kjo e çoi policinë shqiptare të pyeste përfaqësuesen e INTERPOL Italisë, Anna Pogi. Kjo e fundit përmes një shkrese vinte në dukje zyrtarisht autoritetet shqiptare se Alesandro Giuliani nuk kishte asnjë rol si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Ishte pikërisht kjo shkresë që çoi në burg Dritan Zaganin.

Po çfarë e detyroi Anna Pogin të gënjente? Sipas Zaganit, Pogi duhet t’u kthente autoriteteve shqiptare një nder që ata i kishin bërë me birësimin e dy fëmijëve në Shqipëri. Sipas gazetarit të “Le Iene”, Anna Pogi nuk birësonte dot fëmijë në Itali pasi ishte grua e pamartuar. Kurse në Shqipëri, asaj iu dha nënshtetësia shqiptare dhe iu mundësua birësimi i dy fëmijëve.

Dritan Zagani e mbyll intervistën se me të siguruar azil për familjen e tij, do rikthehet në Shqipëri, për ta çuar këtë luftë deri në fund.

SHEKULLI

Next Post

Angela Martini përshëndet me një foto të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In