• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zaev tregohet optimist: Bashkimi Europian do ta korrigjojë gabimin

by A R
24/11/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Zoran Zaev shpreson se Bashkimi Evropian do ta përmirësojë “gabimin historik” dhe sa më shpejt që të jetë e mundur do të vendosë pozitivisht sa i përket caktimit të datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Ai thekson se vendi nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër përpos integrimit euroatlantik, por vendimi negativ, sipas tij, ka rritur dozën e dëshpërimit, por jo edhe vendosmërinë për të vazhduar në këtë rrugë.

“Gjithsesi se dëshpërimi është i pranishëm te të gjithë qytetarët, është i pranishëm edhe tek unë për shkak se Bashkimi Evropian nuk mori vendim pozitiv. Mbetemi me shpresë se këtë gabim do ta përmirësojnë, është një gabim historik, edhe pse të gjithë liderët evropianë, përfshirë edhe Presidentin francez Macron, janë të mendimit se ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet, por thanë se ende i duhet kohë. Do t’i shohim këto procese, por kjo neve nuk na dekurajon që të vazhdojmë me reformat”, thotë Kryeministri Zaev.

Ndaj akuzave të opozitës maqedonase se ai është koka në rastin ‘ZHVATJA’ dhe në pyetjen nëse është e mundur e gjithë kjo të ndodhë pa dijeninë e tij, Zaev thekson se nuk e ka ditur dhe se ka përfunduar koha kur Kryeministri Gruevski kishte kontroll ndaj të gjithë proceseve në vend dhe se ai vetë e ka paraqitur rastin.

“Nuk mund të ndodhë pa dijen e Kryeministrit nëse kryeministri është autokrat dhe nëse ka kontroll ndaj të gjitha proceseve në shtet. Një gjë e tillë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të dilte në sipërfaqe nëse do të ndodhte në kohën e Nikola Gruevskit. Në raste të tilla zakonisht kreu i pushtetit do t’i mblidhte paratë, por tani Kryeministri e paraqet rastin, unë vetë e paraqita rastin dhe kjo u tha qartë dhe nga Prokuroria edhe nga të gjithë. Zoran Zaev është paraqitësi i rastit, Zoran Zaev nuk është nën hetime, nëse ka çfarëdo qoftë lidhur me këtë rast, dëshiroj të zbardhet”.

Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka përjashtuar edhe një mundësi tjetër, atë të rizgjedhjeve së gjyqtarëve, por vetëm pasi më parë të jetë zgjedhur kuadër i mjaftueshëm për të zëvendësuar eventualisht ata që mund të përjashtohen për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme.

Sa i përket zgjedhjeve të 12 Prillit, Zaev beson se do të jenë të lira dhe demokratike dhe se nuk do të ketë nevojë për apele nga bashkësia ndërkombëtare. Ai shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të dalë fitues.

/a.r

Next Post
Meta ftesë Bashës e gjithë krerëve të opozitës: Situatë dramatike, ejani sa më shpejt në takim

Basha nxjerr 'zbuluar' Metën: Kam dy vite e gjysmë që kërkoj referendum, është pjesë e platformës time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In