• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaev optimist: Pres që në qershor Sofja të na zhbllokojë integrimin

by Java News
29/05/2021 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që deri në qershor të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kreu i Qeverisë maqedonase tha të shtunën se kontesti duhet të zgjidhet mes dy popujve, ndërsa paralajmëroi edhe një takim me kryeministrin bullgar Stefan Janev në vendkalimin kufitar mes dy shteteve.

“Shpresoj se në qershor Bullgaria do të na jep mbështetjen që të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit evropian, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare që do të shënonte edhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Si dy popuj vëllezër duhet ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë-hapin e parë, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Pra, fokusi jonë është te Bullgaria, para së gjithash te presidenti Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, te ministri i Punëve të Jashtme, parlamenti dhe te të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”, tha Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka thënë të shtunën se dy javët e ardhshme do të jenë intensive në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve. Osmani propozimin e Portugalisë për zgjidhjen e kontestit e ka vlerësuar si bazë të mirë.

“Unë mbetem i mendimit se periudha e ardhshme, respektivisht qershori paraqet shansin më të mirë për të filluar negociatat, kanë mbetur edhe dy javë për të kapërcyer mosmarrëveshjet. Kemi një angazhim serioz nga presidenca portugeze, me propozimin konkret që ne e vlerësuam si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve. Ne besojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmërinë e tri palëve, palës sonë, palës bullgare dhe vendeve anëtare, të cilët presin që procesi i negociatave të mos të bllokohet me çështje dypalëshe dhe se kjo mund të jetë një bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve “, ka deklaruar Osmani.

Të enjten në Romë të Italisë janë takuar presidentit e dy shteteve Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, të cilët gjithashtu kanë theksuar nevojën e rivendosjes së dialogut dhe kthimin e besimit të ndërsjellë.

Drejtuesit e institucioneve nuk ka dhënë detaje mbi propozimin portugez përveç asaj se me të nuk rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas.

Mediat bullgare kanë raportuar se propozimi i kërkon palës maqedonase të pranojë se gjuha maqedonase është modifikuar pas vitit 1945, sikur edhe identiteti ri maqedonas ndërsa nga pala bullgare kërkon që ajo të mos përmendë apo të insistojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para periudhës së vitit 1945, nuk kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Pikërisht ky kontest bëri që Sofja në nëntor të vitit të kaluar të bllokojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Next Post
Shenjat e Horoskopit më me fat në dashuri këtë fundjavë

Horoskop/Tiparet e çdo shenje përballë lidhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In