• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaev e pranon: Zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg

by Java News
24/09/2017 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedoninë ka mbështetjen e mbarë botës pas daljes paqësore nga kriza politike, deklaroi në pres-konferencën e sotme, kryeministri Zoran Zaev, ku informoi për qëndrimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.Zaev thotë se ka dërguar mesazh për ndryshime të brendshme rrënjësore dhe për zhvillim të demokracisë në vend , por edhe se pret mbështetjen për reformat dhe progresin e përcaktimit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Në lidhje me informacionet në mediat greke se shefi i tyre i diplomacisë, Nikos Koxias ka folur për shtresat e kontestit greko-maqedonas, gjegjësisht emrin, nënshtetësinë, identitetin dhe shkurtesat, Zaev thotë se gjatë takimit mes shefave të diplomacive të të dyja vendeve, nuk është folur për gjë tjetër, përveç se për ndërtimin e besimit në diplomaci. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg.

“Aspak nuk është folur për gjë tjetër, përveç se për ndërtimin e besimit, i cili përveç masave për besim, ja siç e shihni përmes të gjithë këtyre vizitave dhe takimeve, përfshin edhe besim mes dyja palëve të diplomacisë, që në një atmosferë miqësore, konstatuan se mund të jetë shumë i rëndësishëm kur të vijë koha për bisedime.

Po, aspak nuk është ndërhyrë në bisedime për çështje jetike, që kanë të bëjnë me problemin të cilin e ka Greqia me shtetin tonë. Personalisht, unë nuk jam i përgatitur të flas për çështjen e identitetit të vendit tonë”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Në pyetjen e gazetarëve për kritikat se nuk ka pasur debat të gjerë rreth miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kryeministri Zaev theksoi se pushteti është i hapur për kritika, por vetë zgjatja e miratimit të këtij ligj, është shans për hapjen e një debati edhe më të gjerë për këtë çështje.

“Siç e shihni, donim që ta miratojmë para zgjedhjeve, por obstruksionet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta dhe nuk kemi problem, do të vazhdojë ai debat. Ja të shfrytëzohet mundësia, debati le të vazhdojë tërë kohën deri në momentin e miratimit të vetë ligjit. Për ne, kufijtë janë vendosur, ai të jetë në përputhje me kushtetutën dhe të jetë nevojë e vërtetë për qytetarët e bashkësive më të vogla, gjithsesi se më e madhe prej tyre është bashkësia shqiptare, por edhe për bashkësitë tjera më të vogla etnike.

Gjithsesi çështjen: zyrtare – jozyrtare, Kushtetuta e ka definuar përdorimin e gjuhëve, madje edhe e ka qartësuar. Ne udhëhiqemi prej kornizës që quhet Kushtetutë e RM-së, dhe nevojës praktike, e jo prej tekeve”, theksoi Zaev.

Zaev gjithashtu theksoi se miratimi i këtij ligji është pjesa e fundit e Marrëveshjes së Ohrit, por thotë se mbetet edhe implementimi i përfaqësimit të barabartë të bashkësive më të vogla etnike, për çka Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë dhe të jep mesazhin e ndërtimit të një shoqërie të përbashkët, e cila do të jetë e rëndësishme për të gjithë, përgatiti Koha. (b.an)
.,.

Next Post
Arrestohet 24-vjeçarja, kapet duke vjedhur produkte ushqimore

U dënua për dhunë, por burri nga Tirana del nga burgu dhe denoncon gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In