• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zaev dhe Tsipras optimistë, drejt zgjidhjes për emrin e Maqedonisë

by Java News
03/01/2018 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, gjatë të cilës kanë shkëmbyer urime me rastin e vitit të ri, ka shprehur optimizmin e tij se brenda vitit 2018 do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit dhe pas këtij zhvillimi, fqinji verior i Greqisë do të mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe të fillojë negociatat për integrimin e tij në BE.

Zoran Zaev ka shprehur vendosmërinë e vendit të tij që të hyjë në negociata substanciale me Greqinë, në këtë 6-mujor për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emrin, duke theksuar se për këtë duhet edhe gatishmëria e palës greke.

Ai ka shtuar gjithashtu se vizita e tij në Selanik për të festuar vitin e ri, ishte një mesazh që tregon se politikanët janë ata që duhet të hapin dyert e mbyllura në mënyrë që qytetarët të mund të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin, duke braktisur paragjykimet.

Më herët në një intervistë radiofonike, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se propozimi i qeverisë greke për emrin e Maqedonisë në negociatat e përbashkëta, do të jetë jashtëzakonisht i mirë dhe do të aprovohet nga një shumicë parlamentare e deputetëve që mendojnë me përgjegjësi patriotike dhe kombëtare.

Kotzias ka theksuar edhe njëherë se viti 2018 do jetë një vit që do të zgjidhë sidomos problemet që ka Greqia me Shkupin dhe me Shqipërinë dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që Athina të bjerë dakord me Tiranën, Romën dhe Kajron për të zgjidhur edhe çështjen e zonave ekskluzive detare me fqinjët e saj.

a.ç

Next Post
Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 34-vjeçari

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com