• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zaev-Cipras bisedojnë për emrin e Maqedonisë, akordi pranë?

by A R
11/06/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras më në fund kanë realizuar telefonatën e shumëpritur lidhur me finalizimin e çështjes së emrit. Në komunikatën e Qeverisë theksohet se dy kryeministrat kanë komunikuar mes orës 14:00 dhe 15:00.

“Kryeministrat kanë biseduar për çështjet e mbetura që janë të pazgjidhura, si dhe janë shqyrtuar disa ide për zgjidhje”, nënvizohet në komunikatën e Qeverisë.

Po ashtu më tej, theksohet se nesër pritet të zhvillohet edhe një telefonatë tjetër për të diskutuar çështje të tjera të ngelura pa biseduar.

ZAEVI OPTIMIST
Kryeministri Zoran Zaev, sot ka shprehur shpresë se shumë shpejt do të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe se ajo do të mundet të ndodhë përpara Samitit të BE-së të caktuar për më 28 dhe 29 qershor.

Zaev, sot ka qenë për vizitë në Haraçinë për fillimin e ndërtimeve të objektit të ri të komunës dhe tha se zgjidhja e shpejtë e çështjes së emrit është e lidhur me dëshirën që të ketë zgjidhje përpara Samitit të BE-së dhe përpara Këshillit të BE-së të caktuar për më 28 dhe 29 qershor, duke theksuar se ditët janë të numëruara.

Ai ka theksuar gjithashtu se është e rëndësishme që të arrihet zgjidhje kualitative me të cilën do të jetë e rregulluar në aspektin juridik, të dinjitetit dhe do ta mbrojë identitetin, pasi zgjidhja duhet që të ketë edhe reflektim pozitiv te qytetarët e vendit, të cilët në fund duhet që të deklarohen në referendum.

Zaev shtoi se Vazhdimisht është në komunikim me të gjitha nivelet e Qeverisë ë lidhje me çështjen e emrit dhe se po i shqyrtojnë strategjitë e ndryshme për mbarimin e këtij kontesti 25 vjeçar. Zaev tha se menjëherë pasi që të bisedojë me kryeministrin Aleksis Cipras, do ta njoftojë opinionin.

“Bëhet fjalë për momente të fundit në përpjekje që të afrohemi rreth qëndrimeve dhe se kur të ndodh, bashkërisht do ta kumtojmë lajmin e gëzueshëm edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë edhe për qytetarët e Republikës së Greqisë.

Kryeministri gjithashtu tha se marrëveshja do të ishte fillimisht mes dy krerëve të qeverive, ministrave të Punëve të Jashtme, ndërkaq menjëherë pas kësaj do ta informojmë edhe shefin e shtetit, shefin e opozitës, liderët e partive tjera politike dhe qytetarët.

Zaev nuk ka dashur të spekulojë nëse për emrin Republika e Maqedonisë Veriore si një ndër emrat më të përfolur është e mundur zgjidhja. /INA/a.m.

Next Post
“Të ndihmova me lekë, më shkatërrove familjen”, mesazhet e fundit të Xhaferrit për Xhuljetën

"Historia me Xhaferrin", zbulohet rrëfimi i Xhulietës para psikologes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In