• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zaev: Ali Ahmeti të braktisë qeverinë e Gruevskit

by
08/06/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i bëri thirrje partisë shqiptare BDI të braktisë qeverinë e Nikola Gruevskit, për ta rrëzuar këtë të fundit nga pushteti. Zaev tha se, funksionarët e partisë së Ali Ahmetit janë të përfshirë në aferat kriminale të qeverisë, prandaj – sipas tij, – BDI-ja e ka të vështirë të vendosë për t’u larguar nga qeveria.

“BDI është pjesë e pushtetit dhe ata janë bashkëpunëtorë të VMRO-DPMNE-së. Nuk mund të amnistohen, përveçse nëse nuk do të ishin drejtpërdrejt të përfshirë në ndonjë aferë kriminale konkrete, prej 25 milionë eurosh. Ata kanë qëndruar pranë VMRO-së, kur kanë ndodhur të tilla raste, ndaj dhe janë bashkëfajtorë. Ftoj BDI-në të braktisë qeverinë. Nuk është e thënë me patjetër që të presin Gruevskin për të ndërmarrë hapin e parë. Nëse nuk janë bashkëpunëtorë në krim, këtë mund ta dëshmojnë me braktisjen e qeverisë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë, lideri opozitar ka ndryshuar qëndrimin e javës së kaluar, teksa kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në takimin e 10 qershorit në Bruksel. Të hënën, ai bëri të ditur se do të marrë pjesë në atë takim, sepse është i interesuar që kriza në Maqedoni të tejkalohet përmes dialogut. Megjithatë, Zaev tha se zgjidhja nuk mund të arrihet pa largimin e Gruevskit nga qeveria.

Next Post

Kosova: Rama një nga aleatët e mi sa të jetë kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com