• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Z. Basha, kriza mund të jetë një fillim i ri. Mos e digjni këtë mundësi!

by Mentor Kikia
05/08/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

(Nje leter publike per kreun e opozites)

I nderuar z, Basha!

Po ju drejtohem publikisht, në përpjekje për tërhequr edhe të tjerë në një diskutim, besoj të nevojshëm.

Opozita është duke këmbëngulur që të mbahen zgjedhjet vendore në 13 tetor, sipas datës së dekretuar nga Presidenti i Republikës. Zgjedhje të cilat socialistët i refuzojnë.

Ju po kërkoni që të zhvillohen zgjedhje pa kundërshtarë, pra të bëni të njëjtën gjë që bënë socialistët dhe aleatët e tyre në 30 qershor. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 13 tetor, me pjesëmarrjen vetëm të kandidatëve të opozitës, cili do të ishte ndryshimi nga 30 qeshori, të cilin ju e keni denoncuar botërisht si farsë? 30 qershori nuk zgjidhet me një tjetër 30 qershor, por zgjidhet vetëm institucionalisht në Gjykatën Kushteuese.

I nderuar z kryetar!

13 tetori është një datë që i ka ngecur në dorë Presidentit të Republikës tani, dhe ju nuk duhet të humbisni as energji dhe as kohë duke kërkuar ta shndërroni atë në ditë “historike”.

Ju provuat ta rrëzonit kryeministrin me protesta, edhe të dhunshme. Planifikuat ti ndalonit edhe zgjedhjet e 30 qershorit, po përmes akteve të dhunshme. Por ky skenar, me ndërhyrjen e SHBA-së, ra. Dhe unë nuk besoj se mund të riaktivizohet më.

Sado të urreheni, ju jeni të “dënuar” të uleni me njëri-tjetërin dhe të diskutoni, pasi në fund të fundit ky është edhe misioni i politikës. Edhe në luftë ultimatumet negociohen.

Ne të gjithë tashmë e dimë që kriza politike nuk është një qejfmbetje udhëheqësish. Ajo është pasojë e një procesi të vazhdueshëm degradimi të demokracisë.

Shqiptarët votuan, por nuk zgjodhën në 30 qershor. Kjo nuk ishte hera e parë. Prej vitit 2009, shqiptarët kanë votuar, por nuk kanë zgjedhur. Sepse deputetët i keni emëruar ju, kryetarët e partive, përmes listave të mbyllura. Dhe kjo solli degradimin e parlamentit, pasi në lista ju futët, gjithnjë e më shumë, miqtë dhe ata që nuk ju kundërshojnë, pra servilët. Për këtë arsye sot kemi parlamentin më qesharak që ky vend ka patur që nga fitimi i pavarësisë prej Turqisë.

Korruptimi i vazhdueshëm i politikës, nevoja për të siguruar vota me çdo mjet e mënyrë, solli që politikanët dhe intelektualët të zëvendësohen gjithnjë e më shumë me tregtarë, ndërtues, trafikantë, kriminelë ordinerë apo edhe palaço estradash. Sepse ata ofrojnë paratë e tyre dhe sigurojnë vota përmes parave dhe presioneve.

Kjo bëri që edhe përgjimet skandaloze të Dibrës, pjesës dërrmuese të shqiptarëve t’u duken si gjë normale. Sepse ata të gjithë e dinë, apo e kanë përjetuar një gjë të tillë, njësoj edhe kur PD ka qenë në pushtet.

Kjo situatë nuk lindi sot, as në një ditë e as nëj një vit. Ajo u prodhua dhe u konsolidua vit pas viti, e zgjedhje pas zgjedhjesh. Por sot, në emër të së ardhmes dhe në emër të atyre që po e braktisin këtë vend, kjo duhet të zhbëhet. Dhe kjo nuk zhbëhet duke ikur Rama e duke ardhur juve. Sot në kemi shancin që këtë krizë ta shndërrojmë në një fillim të ri. Ta zgjidhim duke riparuar shumë probleme në trupin e demokracisë tonë, që zor se mund ta quash të tillë tashmë. Duhet një reformim i thellë, duke ndryshuar së pari sistemin, duke zhdukur listat e mbyllura, për t’ia kthyer pushtetin e votës popullit. Duhen bërë ndryshime të forta ligjore për të kontrolluar financimin e politikës, financimin e fushatave, paratë që derdhin vetë kandidatët-ndërtues dhe mbrojtjen prej shantazheve të votuesve. Pra, duhet bërë një pastrim i politikës, si atje në pushtet ashtu edhe tek ju në opozitë, jo thjeshtë nga njerëzit, por edhe nga paratë që ushqejnë kapilarët e saj. Ju duhet ta dini, se ka shumë shqiptarë që e ndjejnë peshën e rëndë të korrupsionit, por nuk ju shikojnë juve si zgjidhje, me të njëjtat mekanizma loje.

Ndaj, ju që e nxitët dhe morët përsipër të udhëhiqni reagimin qytetar, sot nuk duhet të turreni pas karremit të 13 tetorit, të bllokoni derën e bashkisë së Devollit, apo të vazhdoni të këndoni këngën “Rama ik”. Që Rama të ikë me votë, që pas Ramës të ikni edhe juve, e pas jush kushdo tjetër, duhet të korigjohen defektet e mëdha të sistemit. Mos e humbisni këtë shanc për ti bërë këto. Ftoni njerëz edhe jashtë gardhit të opozitës, jo për të marrë pjesë në protesta, por për të hartuar një platformë që do të forcojë themelet e demokracisë dhe hidheni atë në tryezë. Pastaj bërtisni fort që këto ndryshime të bëhen. Do të keni pas edhe zëra të tjerë për këtë. Ani, le ti votojë këto ndryshime edhe ky parlament qesharak, rëndësi ka të bëhen.

Nëse do të vazhdoni të protestoni për 13 tetorin, atëherë dijeni që kauzën që ju konsolidoi si kryetar opozite, jeni duke e vrarë po ju vetë.

Next Post
Zhvillimet politike dhe negociatat, Rama udhëton sot drejt Brukselit

Rama: "Bashkëqeverisja" pastron shtetin nga parazitët e veshur me petkun e zyrtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In