Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ndodhet për një vizitë dy ditore në Gjirokastër.
Pavarësisht se vizita e saj ka qenë jozyrtare, ambasadorja Kim ka zhvilluar takime edhe me drejtues të qeverisjes lokale. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamje ku shihet ambasadorja e SHBA-ve, duke shëtitur në qytetin e gurtë.
Diplomatja ka qenë në njësitë e tregtimit në Qafën e Pazarit duke mos ikur pa suvenire nga vizita e saj e parë në Gjirokastër./ b.h











