• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Yuri Kim: Populli shqiptar me atë amerikan janë të ngjashëm, mos u dorëzoni kurrë për një të ardhme të drejtë

by Java News
22/06/2023 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka mbajtur sot një fjalim, në prag të festimeve të 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Zyrtarja e lartë amerikane, është shprehur se mbase sot është hera e fundit që mban një fjalim të tillë dhe që takohet me disa nga figurat më të larta shtetërore dhe gjeti rastin të shprehë mirënjohje të thellë për bashkëpunimin mes tyre.

Ajo i bëri thirrje popullit shqiptar, që ashtu si ai amerikan të mos dorëzohen kurrë në kërkesën për një të ardhme më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë për të gjithë.

Kim tha se populli shqiptar me atë amerikan janë të ngjashëm dhe ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që i ndan.

FJALIMI I AMBASADORES YURI KIM PËR FESTIMIN E 247 VJETORIT TË DITËS SË PAVARËSISË

Zoti President, ju falënderoj shumë për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar.

Zonja Kryetare e Kuvendit, shkëlqesi, të ftuar të nderuar, miq – faleminderit që na u bashkuat në festimin e 247-të vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Në themelimin tonë, amerikanët shpallën përmes Kushtetutës sonë se “Ne, Populli” dhe askush tjetër – asnjë mbret, asnjë gjeneral, asnjë sundimtar – askush përveç “Ne, Popullit” nuk ka pushtetin dhe të drejtën të vendosë se kush jemi, se çfarë duam dhe se cili do të jetë fati ynë.

Mund t’ju ndërmendet se iu drejtova këtyre fjalëve të mirënjohura të Kushtetutës Amerikane vitin e kaluar. Po i përsëris ato sonte, sepse ideja pas “Ne, Populli” është më e rëndësishme se kurrë më parë për të dy vendet tona dhe, në të vërtetë, për botën mbarë.

“Ne, Populli” është një deklaratë për veprimin dhe zgjedhjen në një demokraci: Ne pohojmë se “Ne, Populli” jemi burimi i pushtetit dhe çka ne zgjedhim ka më shumë rëndësi.

Do të doja të përqendrohesha këtë mbrëmje tek zgjedhja, e cila për nga nevoja ka të bëjë me të ardhmen. Mund të debatojmë për të kaluarën, por nuk mund ta ndryshojmë atë. Ne mundet veçse të zgjedhim se çfarë do të ndodhë më tej.

Nga të gjitha veprimtaritë në të cilat kam qenë pjesë apo kam pare nga të gjithë njerëzit në të 61 bashkitë që kam vizituar, anekënd këtij vendi të bukur të cilët i kam takuar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, për mua është e qartë se populli i Shqipërisë e ka bërë zgjedhjen e tij: të jetë i lirë dhe demokratik, të jetë ndër ato kombe që do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e të tjerëve, për t’u siguruar që Shqipëria të mos fshihet kurrë nga kjo botë. Kështu, ju jeni si ne. Mendoj se këtë duhet ta ketë ndjerë Sekretari Baker kur tha nga sheshi Skënderbej në vitin 1991: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”.

Ashtu si amerikanët deklaruan zgjedhjen tonë në vitin 1776, shqiptarët deklaruan zgjedhjen e tyre në vitin 1991.

Amerikanët zgjodhën më 4 korrik 1776, të jenë të lirë; të besojnë se qytetarët janë burimi, jo subjekt i pushtetit të qeverisë; të angazhohen për të zgjedhur të ardhmen tonë çdo ditë për ta bërë bashkimin tonë më të përsosur; të pranojnë se jemi qenie njerëzore që herë pas here do bëjmë gabime, por që besojmë se për shkak se jemi amerikanë do të ngrihemi dhe do të provojmë sërish, dhe do të zgjedhim më mirë.

Tridhjetë e dy vjet më parë, shqiptarët, ju – si ne – zgjodhët të jeni të lirë; ju – si ne – vendosët që qytetarët janë burimi, jo subjekti, i pushtetit të qeverisë; ju – si ne – e dini se demokracia kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri; ju – si ne – dëshironi që fëmijët tuaj të jetojnë në një botë ku kanë një shans të barabartë për të ndjekur lumturinë; ju – si ne – jeni të gatshëm të bëni punën e vështirë për ta bërë të ardhmen më të mirë se e shkuara.

Nëse kam mësuar diçka nga koha ime në Shqipëri është se ne – amerikanë dhe shqiptarë – jemi njësoj në shumë mënyra, përfshirë në mënyrat më të rëndësishme. Shpresoj që populli amerikan dhe populli shqiptar, ta ruajmë gjithmonë këtë afrimitet. Dhe shpresoj që të gjithë do të shohin se ne – si ju – nuk do të dorëzohemi kurrë në kërkesën tonë për një të ardhme më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë për të gjithë ne.

Dhe kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për të parë disa prej jush ballë për ballë, dhe unë do të doja të shfrytëzoj rastin për t’ju shprehur mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ju për atë çka keni bërë. Jam mirënjohëse të di se secili prej jush po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për vendin tuaj. Unë mendoj se me çdo person këtu kam pasur një mosmarrëveshje apo një tjetër, me disa prej jush më shumë se me të tjerë, por unë ende besoj – ashtu si siç besoja që në fillim – është se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Pra, faleminderit që jeni këtu sonte për të na u bashkuar në festë dhe ju falënderojmë për miqësinë dhe këshillat tuaja. Dhe do të shihemi në Uashington. Faleminderit!

Next Post
Gjenden të vdekur burrë e grua në Lushnje, dyshohet të jenë asfiksuar nga gazi

Emri/ Goditi babanë me mjete të forta, arrestohet 24-vjeçari në Korçë. I ati tentoi të fshihte ngjarjen...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

November 12, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In