• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Yuri Kim nuk ndryshon nga ambasadorët e tjerë”, Xhunga: Lajm në mitingun e Metës u bë flamuri amerikan

by A R
03/03/2020 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga teksa ka komentuar manifestin e presidentit Ilir Meta që mbajti dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër atij që ai e cilëson grusht shteti, deklaroi se kryelajm u bë flamuri amerikan.

E ftuar në rubrikën e përjavshme ‘Opinion’ në ‘News24 Xhunga pohoi se në manifest kishte pjesëmarrje masive të qytetarëve, por sipas saj përdorimi i flamurit të SHBA-ve ishte i paqartë dhe se ambasada Amerikane u distancua nga ky veprim i Metës.

“Nuk isha duke e ndjekur gjithë kohës manifestin. Se kështu, kur ka protesta, e di ça ndodh në portale?! Njerëzit nisin e komentojnë. Ku e vure dronin? Pse shikoni kaq pak njerëz? E duke ndjekur komentet, më vjen të qesh. Kishte njerëz në protestë, se gënjejmë dot njëri-tjetrin. Ka njerëz të pakënaqur në këtë vend që ngrihen dhe flasin. Se kush i përfaqëson është gjë tjetër! Nëse do i përfaqësonte dikush tjetër, ndoshta do kishte më shumë. Vura re më pas se nuk u mor njeri me çfarë ndodhi në protestë, por me flamurin amerikan. Ai u kthye kryelajm. Nuk ishte lajm protesta e presidentit. Pasi është e pazakontë. Pa bërë asgjë në fund të protestës, Meta u premtoi njerëzve se deri në 15 mars ka afat për të bërë diçka. Mund të ndalesh tek pjesëmarrja masive e LSI, e PD, apo dhe të njerëzve që nuk kanë parti dhe shkojnë e kundërshtojnë Ramën. Por u morën me flamurin amerikan. Ambasada amerikane paralajmëroi qytetarët e saj më pas i dha ‘goditjen’ simbolike, se pse u përdor ky flamur. Unë se kuptova se pse ishte flamuri amerikan pas tij. Ai do i duhej të përdorte flamurin tonë. Në këtë protestë, s’janë mediat pro qeveritare që po merren me flamurin por është faji i Metës që përdori atë. SHBA se pëlqeu përdorimin e flamurit. Ishte si një distancim nga qëndrimi Metës. Është e qartë. Ambasadorja ka një mënyrë tjetër më shprehëse, është e njëjtë me ambasadorët e tjerë, por reagon ku reagon më shpejt në rrjete sociale. Ambasadorja e re amerikane ka një stil modern të reagimit, ajo u distancua nga protesta. Se pse e bëri, ajo duhet ta shpjegojë vetë. Në simbolikën e gjësë doli dhe lajmi për hapjen e negociatave. Më pas doli kryeministri që foli për rrogën minimale për ata që punojnë në ndërtim. Ndaj u krijua një skenografi e mbështetur nga ndërkombëtarët se “ishte e panevojshme që të shkohej në protestë”. Ky vend prodhon lajmin. Ndërkombëtarët e mbajtën qëndrimin e tyre.”, tha Xhunga.

Ndërkohë, pyetjes nëse ishte e drejtë që Meta të thërriste qytetarët në manifest, Rudina Xhunga tha: “Edhe unë po të dal në shesh e të mbledh njerëzit, kam të drejtë. Mjafton që të marr leje. Të organizojë një protestë për gratë. Por a ja vlen që t’i mbledh unë në protestë?! Kush jam unë që të ftoj zonjat e këtij vendi dhe pse e di që do mbledh shumë, por çfarë do arrijë me këtë mënyrë grumbullimi?! KJo është çështja.”, pohoi gazetarja.

E pyetur nëse është Meta apo Basha lideri i opozitës, Xhunga u përgjigj në ‘News24 se Basha është lideri real i opozitës. Çështja sipas Xhungës është se çfarë opozite ka zgjedhur që të bëjë Basha.
“Basha është lideri real i opozitës ose lideri faktik. Ka zgjedhur këtë lloj opozite. E njoh Zotin Basha, i tillë ka qenë që në nisje. U zgjodh për të qenë i tillë, nuk u zgjodh që të këndonte himnin. Z. Basha ka qenë një personazh i butë. Unë e kam intervistuar zotin Basha që kur erdhi si personazh i KOP-it. Mua më bëri përshtypje, nuk më bëri përshtypje Majlinda Bregu pavarësisht se e kam njohur por dhe e shpreha publikisht se kisha për ta intervistuar sërish pasi ai do të ishte gjatë në politikë.
Mënyra që po sillet tani është ajo që sillet gjithmonë. Nëse Basha do drejtojë opozitën apo do e drejtojë Meta, kjo nuk varet nga Meta, varet nga numrat. Numrat i kanë zoti Basha dhe zoti Berisha.”, përfundoi Xhunga.

Next Post
Mund të hani sa të doni… Këto janë 10 ushqimet që nuk ju shëndoshin

Mund të hani sa të doni... Këto janë 10 ushqimet që nuk ju shëndoshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In