• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Yugo” në mesin e automobilave më të shëmtuar në histori

by Java News
30/08/2015 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në ditët e sotme është vështirë të gjenden vetura të këqija. Rregullat e sigurisë dhe tregu i llojllojshëm kanë larguar të gjithë automobilat e këqij nga rrugët, sidomos në tregun amerikan. Por, në të kaluarën kanë ekzistuar automobila jo të zakonshëm, me të cilët njerëzit nuk janë ndarë të kënaqur.

Uebfaqja “Boldride” ka zgjedhur disa automobila të cilët i cilëson si të tmerrshëm në historinë e automobilizmit. “Nuk ishte e lehtë të gjenim të gjithë automobilat e tmerrshëm në histori të automobilizmit, por modelet që kemi përshkruar janë vetëm përkujtim për njerëzit për të treguar se në çfarë kohë të mira po jetojmë”, thuhet në përshkrimin e uebfaqes për automobilat e tmerrshëm, shkruan “E Diela me Koha Ditore”.

“Yugo”

Ky automobil është shumë i njohur edhe në Kosovë. Emri i tij është “Zastava Koral” dhe konstruktohej në Serbi.

Sipas “Boldride”, ky automobil është një veturë koti, të cilën Malcom Bricklin e kishte përhapur në botë përmes kompanisë “International Auto Importers”.

Biznesmeni i njohur kishte krijuar këtë kompani dhe pasi kishte përhapur modelet “Fiat X1/9” dhe “Spider 2000” donte që të zgjeronte linjën e modeleve të ofruara nga kompania, duke sjellë edhe një automobil të vogël me pak shpenzime. “Yugo” nisi prodhimin më 1987 dhe seria e fundit e saj e prodhuar ishte në vitin 1992.

“Ford Pinto”

Për këtë automobil “Boldride” beson se nuk është befasi që është në këtë listë. “Ford Pinto” nisi të prodhohej në vitin 1970. Ky automobil kishte ardhur për shkak se Amerikës i mungonin automobilat e vegjël, pas një periudhe të gjatë me automobila të superfuqishëm.

Si rrjedhojë e moseksperiencës në automobila të vegjël dhe nën presionin për të sjellë një model të tillë, “Treshja e madhe amerikane” dështoi shumë shpejt. “Treshja e madhe” është term i përbashkët për tri kompanitë e njohura “General Motors”, “Ford”, dhe “Chrysler”.

“Chevrolet Vega”

Çuditërisht ky automobil ishte zgjedhur Vetura e Vitit më 1971 nga “Motor Trend”. “Vega” në kohën e lansimit ishte automobil ambicioz në shumë drejtime. Motori i veçantë dhe cilindrat më ndryshe të paralajmëruar nga kompania nuk u prodhuan asnjëherë.

Ky automobil vuajti edhe nga disa probleme të sigurisë. Kjo ndoshta vjen si pasojë e fokusimit të kompanisë për të bërë pjesën e prapme të automobilit shumë të veçantë. “Chevrolet Vega” u prodhua nga viti 1970 deri më 1977.

Next Post

Kreditë e këqija: Plani i shpëtimit, çfarë do bëhet me 35 kompanitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In