• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ymeri i Vv: Shqiptarët e Luginës, të shpërfillur nga Prishtina e Tirana

by Java News
21/10/2016 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pari i Vetëvendosjes ka diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe nënkryetarin e Komunës së Preshevës, Xhelal Memeti. Ai në një postim në Facebook thotë se shqiptarët e asaj zone janë të shpërfillur nga Prishtina e Tirana, transmeton Koha.net.

“Bashkë diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilëve, të përndjekur e të diskriminuar nga Serbia, e të shpërfillur nga Prishtina e Tirana, për çdo herë e më shumë po u shkelen të drejtat, po u përkeqësohet e vështirësohet jeta.

Shqiptarët që jetojnë historikisht në këto 3 komuna janë një ndër bashkësitë më të diskriminuara e më të rrezikuara të Evropës. Ky rrezik dhe diskriminim vjen nga Serbia e cila pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që aplikon praktika represive karshi shqiptarëve”, ka shkruar Visar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

Ymeri më tej ka thënë se Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet që të ngrenë zërin kundër shtypjes së shqiptarëve në atë zonë.

“Institucionet publike të shqiptarëve në Tiranë e Prishtinë duhet urgjentisht ta ngenë zërin dhe ta luftojnë këtë diskriminim e përndjekje ndaj shqiptarëve. Është e papranueshme që Serbia të mos kushtëzohet deri sa ajo të mos e ndryshojë politikën e saj shtypëse karshi shqiptarëve, e hegjemoniste karshi shteteve të rajonit.

Bashkëpunimi, afrimi e miqësimi me Vuçiqin nuk është i ndarë prej të kaluarës së tij kriminale e së tashmes së tij shtypëse. Në rrethanat aktuale, kur heshtet karshi qeverisjes së Vuçiqit, bashkëpunimi me të rrezikon të shndërrohet në legjitimim të shtypjes”, shtoi Ymeri. (b.an)

Next Post
Itali/ 23 vjeçari shqiptar bën si biznesmen makinash… në fakt ishte një trafikant me precedent penalë

Itali/ 23 vjeçari shqiptar bën si biznesmen makinash... në fakt ishte një trafikant me precedent penalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com