• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ymeri: Vendimi i Ivanovit shovinist, Tirana të mos i lërë vetëm shqiptarët e Maqedonisë

by Java News
01/03/2017 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikuar vendimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit të LSDM-së për krijimin e qeverisë së re. Ivanov nuk i dha mandatin për shkak të asaj që kryetari maqedonas e ka quajtur platformë shqiptare, të hartuar, sipas tij, në një shtet të huaj, Shqipëria. Sipas Ymerit, vendimi i Ivanovit tregon shtypjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ai e ka quajtur shovinist këtë vendim të Ivanovit.

“Platforma nuk është se kërkon kushedi se çka, përveçse arritjen dhe realizimin e të drejtave minimale të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Pra, për Maqedoninë të drejtat minimale të shqiptarëve, çfarëdo hapi drejt çlirimit prej shtypjes, e aq më tepër drejt barazisë së shqiptarëve, qenka e papranueshme dhe po e rrezikoka sovranitetin e Maqedonisë. Dëshmi më të mirë se Maqedonia është e ngritur në kurriz të shqiptarëve dhe jeton mbi shtypjen e tyre nuk ka. Vendimi i Ivanov për ta pamundësuar qeverinë e drejtuar nga Zaev për shkak të Platformës së shqiptarëve është krahu institucional i protestave raciste dhe shoveniste të nacionalistëve maqedonas. Edhe vet ky vendim ka ngarkesa shoveniste e raciste”, ka shkruar ai në Facebook.

Ymeri po ashtu ka kritikuar edhe BE-në që nuk u deklarua lidhur me këtë rast, duke thënë se po të ndodhte një gjë e tillë në Kosovë do të kishte shumë reagime.

“Ndërkohë që BE ende nuk ka folur për këtë gjë. Madje deklarimet e Ivanov ishin bërë në prani të ambasadorëve. Po të kishte protesta të tilla fashiste e deklarime të tilla shoveniste institucionale në Kosovë a Shqipëri do të kishin reaguar deri tash të gjithë pa dallim: zyrtar të BE-së, ambasadorë, zëdhënës, OJQ, e të tjerë”, ka thënë ai. “Ivanovi dhe Gruevski duan që përmes kartës së shqiptarofobisë ta mbrojnë edhe qeverisjen e tyre kriminale dhe të korruptuar, që prodhoi një sistem dhe shoqëri të padrejtë dhe të pabarabartë sikur midis përkatësive të ndryshme kombëtare, ashtu edhe mes shtresave të ndryshme shoqërore”.

Në fund Ymeri ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që të qëndrojnë së bashku rreth kësaj platforme dhe të mos ndahen në asnjë mënyrë. Sipas tij, Tirana zyrtare duhet t’u rrijë afër shqiptarëve në Maqedoni sepse “Prishtina me këtë pushtet, rrezik që do të ndërhynte për ta mbrojtur Gruevskin”.

“Pavarësisht kësaj shqiptarët duhet të rrijnë bashkë. Kjo situatë e bën edhe më të vlefshëm qëndrimin bashkë dhe Platformën rretg së cilës janë bashkuar. Në asnjë mënyrë nuk bën të ndahen. Përfaqësuesit politik shqiptarë nuk duhet t’ia mundësojnë Gruevskit themelimin e qeverisë, asesi. Ata po ashtu në asnjë moment nuk bën të lihen vetëm nga Tirana zyrtare. Sa për Prishtinën me këtë pushtet, rrezik që do të ndërhynin për ta mbrojtur Gruevskin, dhe idenë e tij të mëhershme për qeveri gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

ma.me

Next Post
ITALI/ Familja merr trupin e Klodjanit, nesër mbërrin në Shqipëri

ITALI/ Familja merr trupin e Klodjanit, nesër mbërrin në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

July 25, 2026
“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

July 25, 2026
“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

July 25, 2026
Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

July 25, 2026
“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In