• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Yllka Mujo, një grua e fortë! Iku jashtë me dy fëmijë”, Amos Zaharia: Me babanë u ribashkove kur….

by A R
07/12/2024 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Amos Zaharia i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e luan Topi”, rrëfeu detaje nga fëmijëria e tij.

Ai tregoi se fëmijëria e tij ishte pa “rrënjë”, por shumë e bukur. Amos tregoi momentet e vështira kur nëna e tij pas divorcit u largua nga Shqipëria për në Greqi, vetëm me të dhe motrën e tij, Elia, të cilët ishin në një moshë shumë të vogël.

Pavarësisht vështirësive ai e kujton fëmijërinë e tij si periudhën më të bukur.

 Pjesë nga intervista:                   

Si ishte fëmijëria jote?

Amos Zaharia: Fëmijëria ime ka qenë një fëmijëri pa rrënjë pasi deri në moshën 4-vjeçare kemi jetuar tek Medreseja pastaj kemi emigruar në Greqi pastaj në Itali nga Italia në Shqipëri ku jetuam tek shtëpia e gjyshërve te mamit tek Blloku pastaj u zhvendosën tek Don Bosko. Ka qenë si një kapërcim nga një ishull në tjetrin, nga një botë në tjetrën. Por nëse ka diçka që mbaj mend dhe do ta personifikoja fëmijërinë time do ishte imazhi i nenës time me mua për dore. Edhe më duhet te them që prej kësaj gjëje ka qenë një fëmijëri shumë e bukur. Për mua nëna është njeriu me i rëndësishëm në botë.

Ishe nxënës i mirë?

Amos Zaharia: Jo dhe arsyeja pse nuk i kam pasur mirë punët me shkollën është se nuk doja ta kaloja kohën duke kërkuar x-in. Doja të dilja të luaja e të shijoja jetën, të merrja frymë.

Si ishte raporti motër e vëlla?

Amos Zaharia: Unë me Elian kemi qenë si Tomi me Xherrin kur ishim të vegjël dhe sa më shumë kalon koha aq më shume lidhem me Elian dhe bëhemi miq shumë të mirë. 

Ke qenë i vogël kur prindërit e tu janë divorcuar?

Amos Zaharia: Prindërit e mi u divorcuan kur isha shume i vogël, mamaja na mori për dore dhe emigruam në Greqi. Ndonjëherë them me vete ku e gjeti guximin të shkonte me dy fëmijë në mes të hiçit. Deri në moshën 6 vjeçare mendoja që prindi i vetëm është nëna, nëna është dhe babai dhe gjyshja, nëna edhe çdo gjë në një farë mënyre. Pastaj u ribashkova me tim atë dhe zbulova një dimension tjetër të prindërimit dhe e ndjej veten shumë të plotësuar nga kjo.

Si u ribashkuat me babanë?

Amos Zaharia: Një ditë të bukur kur ishim kthyer në Shqipëri, unë isha në klasë të parë, me thotë zysha qe është babi te dera. Dhe për mua ishte pak e papritur. Kur dal dhe shikoj një burrë të lartë që më përkëdhel dhe më puth dhe me thotë, jam babi. Nuk dija si të reagoja sepse nuk isha i përgatitur.

Sa kohe kishe pa e parë?

Amos Zaharia: Nuk e shikoja që nga mosha 3 vjeç e gjysmë deri në moshën 6 vjeçare. Deri ne këtë moshë fëmija pothuajse nuk krijon dot memorie kështu që unë në një fare mënyrë e kam parë 6 vjeç e gjysmë babain për herë të parë.

E përqafove, i fole apo u trembe?

Amos Zaharia: U tremba fillimisht, pastaj u mësova me idenë dhe u lidhem me njeri-tjetrin ashtu siç i takon një babai dhe një fëmije.

Si baba si ka qenë për ty?

Amos Zaharia: Gjergji ka qenë i rreptë. Por kjo ishte thjesht një maskë që Gjergji vendoste në punë sepse në familje ishte njeri shumë i dashur, shumë prezent dhe shumë i kujdesshëm. Edhe gjithmonë përpiqet të jetë aty për ty për çdo nevojë saqë ndonjëherë bëhet dhe i “bezdisshëm” sepse të merr në telefon për çdo gjë.

/a.r

Next Post
Osmani shtrëngon duart në Paris me Presidentin e zgjedhur Donald Trump

Osmani shtrëngon duart në Paris me Presidentin e zgjedhur Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

January 13, 2026
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

January 13, 2026
Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

January 13, 2026
I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

January 13, 2026
Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

January 13, 2026
Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

“Së shpejti në Kiev për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur”/ Spiropali dënon sulmet ruse në Ukrainë

January 13, 2026
Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

January 13, 2026
Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

January 13, 2026
Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In