• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ylli që çmendi Anderlehtin, flet njeriu që zbuloi Kristal Abazajn

by A R
20/04/2018 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori sportiv i Luftëtarit, Gentian Nora, ka qenë njeriu që pikasi Kristal Abazajn në vitin 2016, e më pas i dha shansin për të luajtur me gjirokastritët. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, Nora tregon rrugëtimin e 21-vjeçarit, ndikimin që pati ishtrajneri serb i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, si dhe detaje të pathëna më parë për talentin tropojan që firmosi me Anderlehtin në Belgjikë.

Si përfundoi Abazaj në Gjirokastër?
Historia e Abazajt është e veçantë, por ajo që më vjen keq është se në syrin tim, ka pasur edhe lojtarë të tjerë si Kristali, por në ndryshim nga ai, ata u dorëzuan. Kur Luftëtari po ngjitej në Kategorinë Superiore, personalisht në çdo ndeshje regjistroja emra lojtarësh të rinj. Kisha krijuar një listë timen tek Elbasani, ku më pëlqente mbrojtësi Jaupi dhe mesfushori Kasa.

Kush e afroi sulmuesin te Luftëtari?
Në fundin e sezonit 2015- 2016, u nisëm në Elbasan të sigurt që do të fitonim dhe para ndeshjes takoj një të afërmin tim, që quhet Diego Nora. Ai më thotë se ka ardhur në stadium me një shok që luan tek Elbasani. “Jam tifoz i tij, do bëhet yll”, më tha kushëriri për Abazajn. Unë qesha para ndeshjes, por pas saj, kur e pashë Kristalin në fushë, më la përshtypje të frikshme.

Menjëherë kontaktova Abazajn, por gjithashtu në atë periudhë edhe Kasën e Elbasanit, si dhe Troplinin e Erzenit. Ndryshimi i madh ishte se Abazaj pranoi të vinte në provë te Luftëtari, ndërsa të tjerët jo, edhe pse isha i bindur që ata do të zbukuronin Superioren.

Çfarë roli ka ish-trajneri i Luftëtarit, Milinkoviç, tek Abazaj?
Pasi erdhi stafi i ri teknik te Luftëtari, me në krye Milinkoviç, i dorëzova një listë lojtarësh. Gjithashtu trajnerit iu dha edhe një listë tjetër, krahas asaj që i kisha dhënë unë. Një ditë vjen babai i Abazajt në Gjirokastër dhe më thotë që “djalit i ka ngelur në mendje, do që të vijë te Luftëtari”. I shpjegova që nuk merresha më unë me listat dhe nuk i siguroja dot asgjë. Më tha që shpenzimet i kam unë, nuk ka asnjë problem. Mirëpo, Milinkoviçin pak kohë kisha që e njihja dhe gjithsesi i thashë, a ka mundësi të sjell një lojtar jashtë listës…?

Edhe si ju përgjigj ai?
Ai më tha që sill sa të duash dhe më habiti sepse për lojtarë të rinj nuk përtonte. Kështu vepruam dhe babai e dërgoi Abazajn të shoqëruar nga një polic në stërvitjen e parë. Milinkoviçi e ndoqi rreth 15 minuta dhe më bëri të ditur se do ta shikonte me kujdes gjithë javën stërvitore. “Deri tani më pëlqen”, më tha direkt trajneri. Më pas, ai u bind plotësisht dhe Abazaj firmosi një kontratë 3-vjeçare.

Kush mendoni se ka ndikuar më shumë në karrierën e tij?
Për mua dy nga njerëzit më të rëndësishëm në ngjitjen e shpejtë të Abazajt janë babai i tij, Shemsiu, si dhe trajneri Milinkoviç për formimin e lojtarit. Ndërsa unë si drejtor sportiv i klubit ndihem shumë krenar që e ndihmova skuadrën time me një lojtar të tillë, i cili po e merr për dore dhe po e çon ekipin atje ku unë si tifoz pas hekurave ëndërroja. Mendoj se më shumë se Abazajt, i kam bërë nder Luftë- tarit, pasi ai futbollist i madh do bëhej, edhe pse trajnerët shqiptar, shumica i kanë sytë jashtë fushe dhe nuk e kishin parë Abazajn, ashtu si nuk shikojnë edhe lojtarë të tjerë.

Me të dhënat që ka lojtari, nuk e ka pasur të vështirë të përshtatet me skuadrën apo jo?
Jo, nuk është aspak kështu. Pati vështirësitë e veta edhe ai në ekip.

Çfarë vështirësish?
Shikoni, kush mendon se ka qenë e lehtë për Abazajn, pasi erdhi te Luftëtari, dua t’i them se vështirësitë për Kristalin aty filluan. Ai përplasej sikur të ishte hekur dhe pranoi të mbante veshur numrin 25, që mua më emocionon. Ai tregoi që futbolli mbi të gjitha do kokëfortësi. Mbaj mend që në ndeshjet e para të sezonit të kaluar, ne kishim mangësi në organikë dhe e aktivizonim në qendër të sulmit. Ky ishte ai momenti që Abazaj luftoi më fort, edhe pse ndikoi në aspektin psikologjik, pasi nuk po shënonte.

Kush ishte momenti kulmor i tij?
Momenti kulminant për Abazajn ishte një ndeshje mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, e luajtur në fushën asnjanëse të Peqinit. Aty shënoi dhe mund të them se u çlirua nga ngërçi psikologjik. Më pas e kishte shumë të lehtë për t’u lënë “targën” mbrojtësve të të gjitha ekipeve në Superiore. Dua të falënderoj edhe trajnerin e Kombëtares U21, Alban Bushin, që e përzgjodhi dhe i dha një dorë në ecurinë e tij.

Çfarë mesazhi keni për lojtarët e rinj?
Është me shumë rëndësi t’u bëj thirrje të rinjve, që ashtu si Abazaj dhe Bregu, duhet të besojnë dhe të mos dorëzohen, pasi është e vetmja mënyrë të bëhesh si ata. Ta bësh sot fëmijën lojtar është shumë e vështirë, por Abazaj dhe Bregu janë shembulli më i mirë i sakrificës, pasi vijnë nga shtresat e mesme dhe shtysë e madhe për ta ka qenë familja, prandaj të dashur prindër, besoni te fëmija juaj.

A ka një sekret ecuria e Luftëtarit dy sezonet e fundit dhe çfarë mendoni për Likën?
Për sa i përket ecurisë pozitive të Luftëtarit, mendoj se është meritë dhe punë e të gjithëve, nga i pari tek i fundit, që kanë qenë pjesë e stafit të Luftëtarit. Vlerësoj shumë punën e trajnerit Hasan Lika, i cili në atë moment krize që kaluam në fillimin e sezonit, u tregua shumë inteligjent. Ai krijoi një urë lidhëse në momentin kur ekuilibrat në ekip ishin prishur./Panorama/a.m.

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Tradhtojnë partnerin e dalin jashtë kontrollit kur dehen, shenjat që duhen pasur kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In