Ish-ministri i PD, Ylli Pango, solli në vëmendje një episod nga fushata e tij në vitin 2005. Duke folur në studion e emisionit “JAVA në RTSH”, Pango tha se kandidatëve për deputetë u vetëofrohen “të fortët” dhe kjo është thuajse e pashmangshme.
“Kur unë kandidoja, mu afruan disa elementë “të fortë” nga PD për të më ndjekur në fushatë. Sigurisht që unë i refuzova dhe ata nuk u angazhuan në takimet elektorale. Por më pas dikush më tha se ata duhen sëpaku kur vjen puna për numërimin dhe ruajtjen e votës” – tha Ylli Pango në studion e emisionit “Java në RTSH”.
Pedagogu i njohur shtoi se sot media u imponon të rinjve modele të gabuara. Sipas tij, kjo është edhe gjeneza e shtimit të fansave për botën e krimit.
https://www.youtube.com/watch?v=SqnZwuc1LzA











