Po çmend tifozët e Milanit me golat e tij dhe me paraqitjet super, por sidomos e gjithë Italia dhe Europa ka sytë nga sulmuesi që në sezonin e parë në Serie A, ka shënuar deri tani 19 gola në kampionat dhe 8 gola në Kupën e Italisë.
Krzystof Piatek, i intervistuar nga fëmijët në një rubrikë në gazetën “Tuttosport”, ka folur për disa tema të ndryshme, mes tyre për qytetin e Genoas, duke e quajtur të mrekullueshëm dhe një vend ku u ambjentua pa problem dhe tifozët e donin.
Por, sidomos për festën me pistoleta: “E bëra pasi shënova një gol, më pas më mbeti. Tani ëshë një hajmali për mua. Kam parë njerëz në Itali që janë çmendur për këtë festim timin”.
Më pas, polaku ka zbuluar dhe se i vogël ishte tifoz me Arsenalin: “I vogël, ëndërroja Arsenalin. Më pëlqente stili i skuadrës së Wengerit dhe admiroja kampionë si Thierry Henry apo Dennis Bergkamp!”.