• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rëndësia e të qënit popull i sakrificës dhe përkushtimit! Kostoja e lirisë në Ukrainë  

by Liridona Beqiri
24/02/2025 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

24 shkurti, shënon një një kapitull tragjik i historisë për botën, politikën globale dhe paqen – tre vjet sakrificë tëpaepur që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës.

Një datë që kujton rezistencën, sakrificaën dhe guximin e popullit të Ukrainës, një kujtesë e mprehtë e çmimit të lirisë dhe të drejtës së tyre për të ekzistuar në paqe, duke reflektuar mbi një konflikt që pavarësisht nga të gjitha bisedat për diplomacinë, armëpushimet dhe bisedimet e paqes, ka vazhduar për tre vite të gjata.

Një qëndrim i palëkundur i këtij populli paqëdashës përballë agresionit të paprovokuar rus, demonstroi një përkushtim të palëkundur që i ka treguar botës se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh një komb i përkushtuar ndaj një kauze – pavarësisht kostos. Në kohë të tilla vështirësish, na kujtohet një e vërtetë që kapërcen kufijtë dhe kombësitë: rëndësinë e të qenit një popull i sakrificës dhe i përkushtimit, cilësi që formësojnë historinë, që përcaktojnë lëvizjet dhe që ngrenë lart kombet në momentet e tyre më të vështira.

Pushtimi i Ukrainës është një fakt që liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut  nuk janë kurrë të garantuara, ndërsa ky popull qëndron si pjesë e kësaj linje, duke u përballur me të pamendueshmen, por duke refuzuar të dorëzohet dhe duke na dëshmuar që si kombe, si komunitete, si qenie njerëzore,  duhet t’i përkushtohemi parimeve të drejtësisë dhe solidaritetit.

Në komunitetin më të gjerë ndërkombëtar, kombet, organizatat dhe individët kanë treguar frymën e unitetitdhe përkushtimit sepse qëndresa e Ukrainës nuk është vetëm për të ardhmen e saj, por për ruajtjen e vlerave që ne shpesh i marrim si të mirëqena, demokracinë, vetëvendosjen dhe vetë parimin që një popull nuk duhet të jetojë nën hijen e një tjetri.

Në këtë epokë të tëjetuarit, me cdo respect të cdo lloj sacrifice, një ironi e pamohueshme betonohet në faqet e histories, në njëbotë të këtij viti e shekulli, ende gjejmë veten duke luftuar për parimet që supozohet se u vendosën pas luftërave të kaluara.

Pushtimi rus ka dhënë dimension tjetër dhe ka riformuar rrënjesisht politikën globale që kanë pasur pasoja dhe për Ballkanin, duke ekspozuar ndarje të thella në kurriz të tij. Një intensifikim të shqetësimeve për sigurinë, komplikimet në integrimin evropian duke nxjerr në pah balancën delikate të ndikimit midis Rusisë dhe Perëndimit.

Edhe pse pesha diplomatike e Rusisë në rajon është zbehur, s’duhet anashkaluar fakti që përmes aleancës serbe ajo vazhdon të gërryej mënyra për destabilizim të rajonit dhe dobësimin e NATO-s. Pushtimi i Ukrainës nënvizon dhe ndikimin rus në Ballkan, me intencën për të zgjeruar ndikimin e saj, e gjithmonë duke qëndruar fakti që Ballkani është kashtë e tensioneve etnike që rindizet pa shitita matës.

Duke tërhequr paralele të një ndjesie të ngjajshme të agresorit, në shtrirjen më të gjërë gjeopolitike, duke ndjerë gjithashtu ironinë e njejtë, sdomend qe na kujtohet shembulli i një rezonancë të hidhur me një tjetër konflikt – Kosovën.
Në të dyja rastet, shohim një komb apo një popull që lufton për vendin që i takon në skenën globale, për sovranitetin e tij, për lirinë e tij. E megjithatë, përderisa lufta e Kosovës për pavarësi u prit me një stuhi njohjesh diplomatike, Ukrainës i është dashur të luftojë një betejë shumë më brutale në terren, ndërkohë që liderët e botës shumë herë kanë qenë të pavëmëndshëm në veprime.

Një ironi që vështirë të injorohet, Kosova, një rajon me një të kaluar të kontestuar, shpalli pavarësinë e saj dhe u prit me protesta globale nga disa anë, veçanërisht Rusia dhe disa shtete të tjera.

Megjithatë, e drejta e Kosovës për vetëvendosje u pranua nga një pjesë e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare, jo pa rezistencë, por me njohjen e dëshirës së saj për të shpëtuar nga një regjim shtypës dhe për të hartuar të ardhmen e saj. Nga këtu,  ndërsanjë betejë për liri u njoh dhe u mbështet gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, një tjetër përballet me veprime të vonuara, një seri samitesh diplomatike dhe rezoluta të pafundme.

Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ishte e ndërlikuar , por ishte gjithashtu një kujtesë se historia nuk shkruhet nga ata që qëndrojnë duarkryq. Por qoftë atëherë në Kosovë apo sot në Ukrainë, mesazhi duhet të jetë i qartë, bota qëndron me ata që luftojnë për liri, me ata që rrezikojnë gjithçka për të ardhmen e tyre, me ata që mbrojnë e sovranitetit dhe janë të gatrshëm për t’iu kundërvënë agresionit dhe gjithkujt tjetër që pengon Diellin e tokë së tyre.

Next Post
Synohet një e ardhme bujqësore më e efektshme, më e qëndrueshme dhe më e përparuar teknologjikisht

Synohet një e ardhme bujqësore më e efektshme, më e qëndrueshme dhe më e përparuar teknologjikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In