• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ylli i Lea Ypit që ngroh Ramën por nuk ndriçon dot mbi marksistët e Shqipërisë

by Desada Metaj
30/09/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Duhet ta pranoj që dy orë bisedë në podacst mes Lea Ypit dhe Arlind Qorit kërkojnë më shumë durim sesa vëmendje. Por, në kushtet e Shqipërisë, me një vakum të qartë të mendimit politik, u përqendrova për të dëgjuar dhe për të gjetur ndonjë shkëndijë mendimi ndryshe. Mendim që mund të ndihmojë këtë vend në daljen nga boshllëku dhe kaosi i teorive. Edhe pse nuk janë teoritë që nuk janë problemi kryesor i gjendjes së Shqipërisë sot.

Për më shumë se gjysën orën e parë bashkëbiseduesit ndanë mendime për filozofinë e John Rawls-it, filozof që ka pasur një ndikim të thellë në diskutimet për drejtësinë shoqërore, politikën dhe barazinë.

Në gjysmën e dytë të bisedës ata u ndalën gjatë tek një tjetër revolucionare e majtë, Rosa Luxemburg, një filozofe, teoriciene marksiste dhe aktiviste politike polake-gjermane. Pa dyshim në bisedën e tyre nuk mungoi as Marksi.

Për dy pedagogë të filozofisë, diskutimi i teorive dhe teoricienëve klasikë apo të vjetëruar të së majtës mund të kapërdihet vetëm nëse kontekstualizohet me kushtet e Shqipërisë — një vend që ka vuajtur më shumë se çdo tjetër pasojat e një teorie që, në praktikë, solli masakër njerëzore dhe mungesë totale lirish. Kjo nuk ndodhi. Por duke marrë të mirëqenë se teoritë mund të diskutohen edhe në kushte “laboratorike”, vazhdova të ndjek me durim bisedën mes Arlind Qorrit dhe Lea Ypit për të parë se çfarë ideje kanë këta dy mendimtarë të së majtës shqiptare për zhvillimet dhe situatën në Shqipëri.

Edhe në orën e dytë të bisedës, pas ndërhyrjeve elegante të Arlind Qorit për të folur për dinamikën e së majtës në Shqipërinë postkomuniste, pedagogia e LSE-së nuk arriti të artikulojë asnjë mendim, aq më pak të përmendë emrin e Edi Ramës, si njeriu që praktikisht drejton PS.

Në teoritë e lëvruara në podcast-in e tyre, PS u përshkrua si një parti neoliberale pa asnjë qasje në të majtën tradicionale, por se kush ishte shkaktar për këtë devijim ideologjik nuk foli askush.Madje u përmend gjatë edhe klasa punëtore, për të cilën Arlind Qori shprehu shqetësimin se në Shqipëri nuk trajtohet me respektin e duhur. Por për zonjën Ypi, shtypja e klasës punëtore është një dinamikë e njohur – “edhe në Angli, edhe në Kongo klasa punëtore është e keqtrajtuar, ndonëse në mënyrë të ndryshme” –tha ajo – pa thënë ndonjë gjë konkrete për klasën punëtore në Shqipëri, që ishte dhe shqetësimi kryesor i kryetarit të Lëvizjes Bashkë.

Edhe pas ngacmimit të Qorit për protestën e studentëve të disa viteve më parë, profesorja Ypi nuk pati ndonjë mendim për rolin e qeverisë dhe Edi Ramës. Ndonëse sipas saj, teorikisht, arsimi dhe shëndetësia falas janë diçka që popujt në botë e meritojnë. Biseda u bë disi më interesante për librin tashmë të famshëm “Të Lirë,” që sipas autores nuk është pritur mirë në Shqipëri, sepse, sipas saj, lexuesit mendojnë se teoritë marksiste të nxitura nga libri mund të rrezikojnë kthimin e Shqipërisë në komunizëm.

Në fakt, disi e pasinqertë në këtë konstatim, Lea Ypi harron ndoshta me qëllim se kritika kryesore për librin e saj në Shqipëri kishte të bënte me pasqyrimin ekzotik të komunizmit në një vend ku mijëra njerëz u vranë, u internuan dhe u përsekutuan për pak liri mendimi. Përveç kësaj, libri tashmë i famshëm në Europë dhe më gjerë, në Shqipëri u paketua dhe marketua nga vetë kryeministri.

Ndërsa në ceremoninë e prezantimit nuk munguan të flisnin Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, të cilët, sipas asaj që dëgjoj rregullisht nga Arlind Qori, janë dhe shkatërruesit e ideologjisë majtiste dhe shkaktarët e vuajtjeve të klasës punëtore.

Duke u përfshirë në dinamikën e përditshme të zhvillimeve në Shqipëri, ndoshta për ne që jetojmë këtu është e pamundur të shkëputemi dhe të gjykojmë me ftohtësi për teoritë dhe mundësitë e daljes nga kjo “thatësirë” mendimi politik. Për çudi, këtë vështirësi e pati edhe Lea Ypi. Ndërsa ne turremi të rendisim kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin qeveritar si shkak kryesor të situatës, zonja Ypi renditi si problematikë të qeverisë Rama marrëveshjen për emigrantët e paligjshëm me Giorgia Melonin.

Ajo nuk arriti të përmendte emrin e nënshkruesit, Edi Ramën.

Në fakt nuk ka nevojë të përfundosh studime të thelluara filozofie për të kuptuar se për të arritur këtë shkallë arrogance për këtë marrveshje Edi Ramës i është dashur të shkelë mbi shumë ligje dhe parime, jo vetëm politike. Diçka në fund u përmend edhe për idenë e kryeministrit për “shtetin bektashi,” ide të cilën Lea Ypi nuk e kishte procesuar ende dhe shpresonte të ishte një diversion i qeverisë, pa analizuar pse i duhet dhe përse i shërben Edi Ramës ky diversion.

Në fund të një bisede dyorëshe, e pata të vështirë të kuptoja arsyen e vërtetë të përballjes së teorive mes dy filozofëve më në zë të së majtës në Shqipëri. Ndërsa njëri prej tyre drejton një lëvizje që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme me logo dhe program, natyrshëm lind pyetja: a mos po bëhen edhe përfaqësuesit e së majtës radikale në Shqipëri një zgjatim i marksizmit të Lea Ypit, ku teoritë e paketuara me marketing qeveritar janë alternativë politike?

Nëse një grup si “Lëvizja Bashkë,” që pretendon se mbron të drejtat e klasës punëtore dhe i ka shpallur luftë oligarkëve dhe qeverisë, kompleksohet dhe nuk arrin të artikulojë një qëndrim aktual politik përballë Lea Ypit, mos do të thotë se edhe radikalët e majtë preferojnë lavdinë më shumë se hallet e klasës së shtypur?

Ky padyshim nuk është shqetësimi im personal për një grup politik që përfaqëson për mendimin tim personal një teori të vjetruar politike, dështimi i së cilës në praktikë është fakt i pamohueshëm. Shqetësimi i vetëm në këtë rast është fakti që në Shqipëri, grupimet e reja që pretendojnë se sjellin diçka ndryshe nga ajo që klasa aktuale politike na rëndon në kurriz, nuk janë ende në gjendje të kapërcejnë egon personale në përmbushje të premtimeve publike.

Nëse Arlind Qori ka të drejtë apo jo kur i turret grupeve të reja të Lapajt dhe Shabanit se janë peng i interesave të oligarkëve, këtë do ta vendosë publiku me votë në zgjedhjet e ardhshme. Por që Arlind Qori të mos arrijë të pyesë Lea Ypin për mendimin (apo qëndrimin) e saj mbi mënyrën si e shtyp Rama klasën punëtore, këtë e kupton edhe dikush me fillore.

Sa për Lean, le ta lëmë të teorizojë mbi marksizmin dhe të përfundojë librin e saj të dytë, për të cilin Edi Rama pa dyshim do të ketë ide më origjinale promovimi se ai i librit të parë, në shtëpinë e ish-diktatorit.

Next Post
Kuvendi i heq mandatin Salianjit, deputetët e PD nxjerrin karriget në oborr dhe u vënë zjarrin

VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Gazment Bardhi godet Spiropalin me këmbën e karriges

Comments 1

  1. Jani Kacidhis says:
    1 year ago

    Desi, akoma merr frymë ?
    Burimi yt i “jetës” Sali Berisha është në burg.
    Si ja bën ?
    Apo tashti që nuk të japin më para, ti bën sikur u këthen krahët, dhe medemek je kritizere.
    Dynjaja nuku hanë bar moj Deskë.
    Qënke pa moral.
    Je një mësallë e këthyer nja tre-katër herë, dhe të ka dalë boja.
    Njerëzia thonë për ty – pirdh, pirdh se lirohesh.
    Je e pa cipë.
    Je pa dinjitet.
    Turp.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In