• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Yjet e stolit në Botëror që vlejnë 705 mln euro

by A R
13/06/2018 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bale, Alexis, Oblak apo Aubameyang e kanë humbur këtë Botëror, por nuk ka aq shumë cilësi në 32 ekipet e pranishme në “Rusia 2018”. Spanjollja “Marca” ka hartuar top-ekipin (formacionin) që mund të përbëjë një luks të vërtetë në turneun e kësaj vere, si formacioni i zëvendësuesve më të kushtueshëm. Bëhet fjalë për një formacion teorik, i vlerësuar me 705 milionë euro, sipas “Transfermarkt”, që mund të fitonte Kupën e Botës.

Ter Stegen (Gjermania / 60 milionë euro)

Do të ishte portieri i këtij top-formacioni në 99% të kombëtareve finaliste, por jo te Gjermania. Trajneri Löw bëri të qartë që nga fillimi: “Nëse Neuer vjen në Kupën e Botës, ai do të jetë titullar”. Tekniku nuk duket se është kujdesur të marrë parasysh faktin që portieri i Bayern Munich vjen pas një viti bosh, ndërkohë që portieri i Barcelonës ka qenë pushtues i La Liga-s dhe Kupës së Mbretit me pritjet e tij.

Azpilicueta (Spanja / 40 milionë)

U emërua për lojtari më i mirë i Premier League në rolin e tij, për sezonin e kaluar. Kuptohet, te Spanja vjen pas Ramos dhe Piqué në “shtyllën kurrizore”. Shumëllojshmëria e tij, megjithatë, është një vlerë e sigurt për trajnerin Lopetegui. Mbrojtësi i Chelsea përshtatet me çdo pozitë në mbrojtje.

Marquinhos (Brazili / 55 milionë)

Mbrojtësi i ri i PSG ka qenë një startues (titullar) pothuajse në të gjithë “epokën Tite”, por kohët e fundit e ka humbur rëndësinë në favor të Thiago Silva. Marquinhos, pavarësisht nga kartoni mjaft i shtrenjtë, llogaritet prapa Mirandës dhe shokut të tij te PSG, Thiago Silva, për të filluar lojën te Selecao.

Lucas Hernández (Franca / 35 milionë)

I kërkuar nga Spanja, Lucas përfundimisht vendosi të luante me vendin e tij të lindjes. Ndryshe nga Marquinhos, Lucas ka fituar numra të rinj kohët e fundit, për të luajtur si startues. Shfaqjet e tij të mira, sidomos kundër Italisë, mund ta çojnë mbrojtësin e gjithanshëm të Atletico Madrid për të luajtur si mbrojtës i majtë, duke lënë në stol Benjamin Mendy.

Dembelé (Franca / 80 milionë)

Një tjetër lojtar shumë i kushtueshëm, që e sheh veten midis formacionit startues dhe stolit. Situata e tij do të varet, në një masë të madhe, nga skema e përdorur prej trajnerit Deschamps. Ndjenjat e mira që ka ekspozuar në shtrirjen e fundit të sezonit me Barcelonën dhe Francën i kanë rritur mundësitë e tij. Ai konkurrojnë për një vend me Fekir, Thauvin, Mbappé…

Gündogan (Gjermania / 40 milionë)

Boshti i dyfishtë, Kroos-Khedira, duket i paluajtshëm për trajnerin Löw. Gündogan, prandaj, duhet të presë për shansin e tij nga stoli. Aftësia e tij për të hapur mbrojtjet e mbyllura me një kalim në mes të linjave, ose për të “fshehur” topin, e bën mesfushorin e Manchester City një goditje ideale.

Saul (Spanja / 70 milionë)

E tillë është konkurrenca në mesfushën e Spanjës, sa Lopetegui mund t’i japë vetes luksin e lënies së Saul në stol. Sidoqoftë, lojtari i Atlético Madridit, specialist në shënimin e golave, do të kontribuojë shumë. Një vit më parë u shpall “Pichichi” i “Euro U-21”, duke shënuar pesë gola.

Asensio (Spanjë / 75 milionë)

Një tjetër luks që mund ta ketë Lopetegui. Real Madridi do të favorizonte që Spanja të luante me “9 të rremë”. Fitorja kundër Italisë (3-0) në “Bernabeu” është një provë e kësaj. Sidoqoftë, Marco Asensio ka treguar tashmë te Real Madridi aftësinë e tij për të revolucionarizuar lojërat që vijnë nga stoli.

Dybala (Argjentinë / 110 milionë)

Roli i “La Joya” kushtëzohet nga prania e Messit në ekipin e Argjentinës. “Është e vështirë për mua të luaj përkrah Messit”, – tha ai, duke aluduar në faktin se ata zënë një demarkacion të ngjashëm në terren. Mbetet për t’u parë se si Dybala do të përgjigjet duke ardhur nga stoli, pasi ai nuk është përdorur për të vepruar si një startues nga trajneri Sampaoli.

Firmino (Brazil / 80 milionë)

“9” i Liverpool vjen nga përfundimi i sezonit më të mirë të jetës së tij: ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 17 asiste në mesin e të gjitha garave. Te Brazili, megjithatë, ai ka përpara Gabriel Jesus, golashënuesi më i mirë i “epokës Tite”. Sa herë që luan, edhe si zëvendësues, ai kontribuon. Kohët e fundit, në fakt, shënoi me Kroacinë.

Higuain (Argjentina / 60 milionë)

Ai ka hyrë në listën e Argjentinës për Botërorin e Rusisë, duke lënë Icardin në shtëpi. Sidoqoftë, atë e lë në stol Agüero, kur ky i fundit shoqëron Messin në majën e sulmit.(Telesport)

Next Post
Bie në greminë punëtori i HEC-it, niset me urgjencë drejt Tiranës

Plagoset një fëmijë 10 vjeç në Vaun e Dejës, niset me helikopter drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

November 10, 2026
Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA nuk ka nevojë për sulme të reja ushtarake!

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Pothuajse i njëjti formacion, dy mungesa dhe një dilemë! Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte kundër San Marinos

UEFA Nations League, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati!

November 10, 2026
Sazani po i shitet dhëndrit të Trump? Rama: Tjetërkush e nxori Shqipërinë në pazar për 1 euro. Ishulli ka qenë zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

November 10, 2026
“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In