Aktorët e Hollywood-t zbulojnë prapaskenat e seksit në kamera gjatë xhirimeve të filmave të tyre, dhe shumë prej yjeve shprehen se nuk është ashtu siç duket në ekranin e televizorit.
Natalie Dormer, aktorja e ‘Game of Thrones’ së fundmi ka zbuluar të vërtetën për xhirimet në dhomat e gjumit dhe refuzon të besojë se ndonjë aktor apo aktore ndjehet rehat kur xhirohen këto skena.
Dormer thotë: “Nëse ndokush thotë se ata janë rehat me këto skena, është gënjeshtër. Kurrë nuk bëhet më pak… jo traumatike, as turpëruese… por është jo e rehatshme. Koreografia e seksit është shumë jo-seksi dhe aspak madhështore. Duhet të koncentrohemi në këndet e kamerës, duhet të përsëritet shpesh, e gjitha është e caktuar me kohë dhe teknike”.
Edhe aktorët e tjerë kanë treguar se nuk ndihen aspak rehat me filmimin e këtyre skenave:
Dakota Johnson për filmimet e ’50 Shades of Grey’:
“Gjatë filmimit të një skene seksi, ambienti nuk është sensual e aspak i kënaqshëm. Është shumë nxehtë – dhe jo në mënyrën seksuale, por me djersë dhe aspak e rehatshme. Mbi të gjitha, duart dhe këmbët e mi ishin të lidhur,gjithashtu edhe sytë dhe un po goditesha me një vegël bizare. Ishte një gjë e rëndë emocionale.”
Mila Kunis: “Është shumë e vështirë të bëhet një skenë seksi dhe pikë. Nuk ka rëndësi nëse është një shok, mashkull apo femër. Ti je me një ekip prej 100-e-sa anëtarësh, duke vendosur dritë mbi ty dhe duke ju ri-pozicionuar. Kjo nuk është aspak komforte.”
Hugh Grant: “Unë jam kënaqur në skenat e seksit, megjithëse nuk duhet. Përgjigjja klasike është: ‘Oh, nuk është seks pasi përreth janë aq shumë njerëz të teknikës’. Por mua gjithmonë më janë dukur shumë eksituese”.
Liam Hemsworth: “Është shumë e parehatshme kur duhet të zhvesh pantallonat në prani të ekipit dhe aktorëve. Gjatë skenës është në rregull, nuk ndjehem jo-komfort, por sapo përfundon skena dhe ti duhet të qëndrosh aty në të brendshme, atëherë nuk jam aspak rehat”.
Lena Dunham: “Unë kam ndalur së veshuri ngjitësin me ngjyrë të lëkurës pas sezonit të parë të serialit ‘Girls’. Nuk ka asnjë mashkull me të cilin punoj që nuk më ka parë brendinë e vagjinës sime. Ajo ngjitet në vagjinë, bëhet me djerrë dhe gjithmonë bie. Në fund të fundit, kolegëve të mi meshkuj nuk i intereson”.
Rosamund Pike: “Kam qenë vetë me një burrë që nuk është bashkëshorti im, i cili gjithashtu ka një bashkëshort. Ai është në të brendshmet e tij, unë jam në të brendshme dhe ne në njëfarë mënyre, po kërcenim mbi një shtrat”, ka thënë Pike për skenën me Neil Patrick Harris në filmin ‘Gone Girl’.