• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Yjet e “Friends” reagojnë për vdekjen e Perryt: Ne ishim më shumë se shokë…

by A R
31/10/2023 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer kanë dhënë një deklaratë të përbashkët duke nderuar yllin e ‘Friends’, Matthew Perry, i cili ndërroi jetë të Shtunën në moshën 54-vjeçare. Ata janë shprehur se ndihen të shkatërruar nga humbja e mikut të tyre dhe se do t’ju duhet kohë që të pranojnë këtë humbje.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Mateut,” thanë pesë aktorët. “Ne ishim më shumë se thjesht shokë të kastit. Ne jemi një familje. Kemi shumë për të thënë, por tani do të shfrytëzojmë kohën për të pranuar këtë humbje të pamatshme. Do të flasim më shumë, sapo të jemi në gjendje që ta bëjmë këtë. Tani për tani, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Mattyt, miqtë e tij dhe të gjithë që e donin”.

Perry, i cili ishte i njohur për performancën e tij si Chandler Bing sarkastik dhe i dashur në serialin hit, u gjet i vdekur në vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, thanë burimet e zbatimit të ligjit për mediat të Shtunën mbrëma.

Autopsia, në pritje të një raporti toksikologjik, do të përcaktojë shkakun e vdekjes së aktorit.

‘Friends’, një komedi rreth gjashtë profesionistëve që jetonin në New York City, ishte një fenomen, duke fituar çmime të shumta Emmy dhe duke arritur vlerësime rekord, ku pas 10 sezonesh, finalja e 2004 arriti më shumë se 52 milionë shikues në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.

Gjithashtu bashkë-krijuesit e ‘Friends’, Marta Kauffman dhe David Crane, së bashku me producentin ekzekutiv Kevin Bright, lëshuan një deklaratë të përbashkët të Dielën.

“Duket ende e pamundur”, shkruan ata. “Gjithçka që mund të themi është se ndihemi të bekuar që e patëm atë si pjesë të jetës sonë. Ai ishte një talent i shkëlqyer. Është një klishe të thuash që një aktor e bën një rol të tijin, por në rastin e Matthew, nuk ka fjalë më të vërteta.”

Ndërkohë familja e Perry tha: “Ne jemi zemërthyer nga humbja tragjike e djalit dhe vëllait tonë të dashur. Matthew solli kaq shumë gëzim në botë, si aktor dhe mik. Ju të gjithë kishit shumë rëndësi për të dhe ne e vlerësojmë dashurinë tuaj të jashtëzakonshme.”

Selma Blair, Hank Azaria, Gwyneth Paltrow dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ishin ndër të tjera që i bënë homazhe Perry-t pas vdekjes së tij.

/a.r

Next Post
“Zgjohuni nga hakmarrja dhe na trajtoni si njerëz!”. Thirrja e palestinezëve në OKB

“Zgjohuni nga hakmarrja dhe na trajtoni si njerëz!”. Thirrja e palestinezëve në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In