• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi shtron tapetin e kuq për “Carin”, Putin do një rend të ri botëror

by A R
16/05/2024 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina shtroi tapetin e kuq për “Carin” e Rusisë. Kështu, me nderimet më të larta shtetërore, e priti presidenti Xi Jinping, homologun e tij Vladimir Putin, në vizitën e parë jashtë vendit pas nisjes së mandatit të pestë.

Pasi parakaluan afër njerëzve me armë, dëgjuan të shtëna përshëndetëse me top dhe himnet respektive në sheshin Tiananmen, dy liderët folën për paqe dhe thellimin e miqësisë mes Moskës dhe Pekinit. Xi Jinping dhe Putin firmosën deklaratën e përbashkët për partneritet strategjik. Lideri kinez foli për një epokë të re në raportet me Rusinë, por nuk harroi dy krizat më urgjente të botës, luftën Izrael-Hamas dhe konfliktin në Ukrainë.

“Unë dhe presidenti Putin u pajtuam për nevojën urgjente për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinezëve. Është e nevojshme të zbatohen me zell rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe që çështja Palestineze të zgjidhet në bazë të dy shteteve. Ne të dy u pajtuam se zgjidhja politike për krizën ukrainase është drejtimi i duhur”, u shpreh Xi Jinping, president i Kinës.

Putin falenderoi mikun e tij kinez për qëndrimin e shprehur dhe për ofrimin e një plani paqeje në Ukrainë. Por shefi I Kremlinit kërkoi një aleancë me Pekinin për të vendosur një arkitekturë të re të sigurisë në rajonin e indo-paqësorit, për të sfiduar prezencën apo aleatët e Amerikës.

“Së bashku po punojmë për një rend botëror multipolar më të drejtë dhe demokratik, i cili duhet të bazohet në rolin qendror të Kombeve të Bashkuara, në Këshillin e Sigurimit, ligjin ndërkombëtar, varietetin kulturor dhe të civilizimit, si dhe në interesin e barabartë të të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar”, tha Putin.

Putin tha më tej se raportet mes Rusisë dhe Kinës kanë aftësinë për të stabilizuar botën. Ai njoftoi se Moska dhe Pekini po thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore. Pavarësisht se kjo vizitë është kamufluar me tema si ekonomia, tregtia dhe shkenca, analistët ndërkombëtar mendojnë se arsyeja e vërtetë është lufta në Ukrainë. Ky ishte takimi i katërt ballë për ballë mes Putin dhe Xi Jinping që nga nisja e konfliktit. Pekini është akuzuar shpeshherë se po ndihmon Moskën, gjë e cila është mohuar nga Kina. Dy liderët do të flasin për luftën edhe në darkën informale, ku të pranishëm do të jenë dhe ministri i ri I mbrojtjes, Andrej Belousov, dhe paraardhësi i tij, Sergei Shoigu, që tani mban postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë në Federatën e Rusisë.

/a.r

Next Post
12 sekonda për të vjedhur 25 mln $, rekordi i vëllezërve që studiuan në një prej universiteteve me prestigjioze në botë!

12 sekonda për të vjedhur 25 mln $, rekordi i vëllezërve që studiuan në një prej universiteteve me prestigjioze në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com