• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi: Rruga e duhur për njerëzimin është zhvillimi paqësor dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta

Presidenti kinez flet në sesionin virtual të Forumit Ekonomik Botëror 2022

by A R
18/01/2022 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti të hënën një fjalim të posaçëm nga Pekini në sesionin virtual të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2022, ku ai i bëri thirrje botës të bëjë gjithçka duhet për të luftuar pandemisë dhe për të nxitur rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Ai theksoi se Kina nuk duhet ta rrisë kurrë ekonominë e vet me koston e varfërimit të burimeve dhe shkatërrimit të mjedisit, por as nuk duhet ta sakrifikojë rritjen për të mbrojtur mjedisin.

“E udhëhequr nga filozofia jonë se ujërat e pastra dhe malet e gjelbra janë po aq të vyera sa ari dhe argjendi, Kina ka bërë ruajtjen e gjithanshme dhe administrimin sistematik të maleve, lumenjve, pyjeve, tokave bujqësore, liqeneve, kullotave dhe shkretëtirave të saj,” theksoi kreu i shtetit kinez.

Kina bën gjithçka që mundet për të ruajtur sistemin ekologjik, për të intensifikuar parandalimin e kontrollin e ndotjeve dhe për të përmirësuar mjedisin e jetesës dhe të punës për popullin e vet, tha ai.

Ekonomia kineze ka një hov të mirë zhvillimi në përgjithësi, theksoi Xi, duke përmendur se produkti i brendshëm bruto i Kinës vjet u rrit me rreth 8 për qind krahasuar me vitin 2021, duke arritur objektivin e dyfishtë të rritjes mjaft të lartë dhe inflacionit relativisht të ulët.

Ndryshimet në mjedisin ekonomik të brendshëm dhe ndërkombëtar kanë sjellë një trysni të jashtëzakonshme, por themelet e ekonomisë kineze, të karakterizuara nga qëndrueshmëria e fortë,potenciali i madh dhe vijueshmeria afatgjatë, mbeten të pandryshuara, tha ai.

“Ashtu si një dallgë e madhe i ngre të gjitha varkat, të gjithë do të marrin pjesën e duhur nga zhvillimi dhe nga zhvillimi do të përfitojë i gjithë populli ynë në një mënyrë më thelbësore dhe të barabartë,” u shpreh ai.

Rruga e duhur për njerëzimin është zhvillimi paqësor dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta, theksoi Xi.
Ai bëri thirrje për të ndjekur prirjen e historisë, duke punuar për një rend ndërkombëtar të qëndrueshëm, duke mbrojtur vlerat e përbashkëta të njerëzimit dhe duke ndërtuar një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

“Ne duhet të zgjedhim dialogun në vend të konfrontimit dhe gjithëpërfshirjen në vend të përjashtimit, duke kundërshtuar të tëra format e unilateralizmit, proteksionizmit, hegjemonisë apo politikës së forcës”, tha Xi.

“Vendet në mbarë botën duhet të mbështesin multilateralizmin e vërtetë,” vuri në dukje presidenti Xi. “Ne duhet të heqim pengesat, jo të ngremë mure; duhet të hapemi, jo të mbyllemi; duhet të synojmë integrimin, jo shkëputjen. Kjo është mënyra për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore.”

Duhet t’u jepen përgjigje pyetjeve kryesore dhe urgjente se si të mposhtet pandemia dhe si të ndërtohet bota pas COVID-19. Këto janë çështje kryesore me interes të përbashkët për popujt në mbarë botën, shtoi ai.

Bota sot po pëson ndryshime të mëdha të papara në një shekull, vuri në dukje Xi, duke shtuar se këto ndryshime, të pakufizuara në një moment, ngjarje, vend a rajon të caktuar, përfaqësojnë ndryshimet e thella dhe të gjithanshme të kohës.

“Ndërsa ndryshimet e kohës ndërthuren me pandeminë e shekullit, bota e sheh veten në një periudhë të re turbullirash dhe transformimi,” tha presidenti Xi Jinping në fjalimin e tij të posaçëm në sesionin virtual të Forumit Ekonomik Botëror

Next Post
VIDEO / ‘Do më vrasë kur të dalë’! Romeo nxjerr në ankand ‘Instagram’-in e Donaldit

VIDEO / ‘Do më vrasë kur të dalë’! Romeo nxjerr në ankand ‘Instagram’-in e Donaldit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In