Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në videosamitin e klimës mes udhëheqësve Kinë-Francë-Gjermani. Presidenti Xi shkëmbeu pikëpamjet me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel mbi çështjet për ndryshimin e klimës, marrëdhëniet Kinë-Europë dhe bashkëpunim për luftën kundër COVID-19.
Në këtë samit për klimën, presidenti Xi vuri në dukje që “Kina do t’u përmbahet zotimeve dhe do të punojë për arritjen e objektivit”, Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me Francën dhe Gjermaninë në përballimin e ndryshimeve klimatike. Xi theksoi po ashtu se drejtimi kryesor i marrëdhënieve Kinë-Europë duhet të mbahet në një lartësi strategjike.
Presidenti Xi theksoi që përballimi i ndryshimeve klimatike është detyrë e përbashkët e njerëzimit dhe nuk duhet të bëhet si mjet negociimi për gjeopolitikë ose si arsye për të sulmuar të tjerët. Kina ngul këmbë në detyrë të barabartë, të përbashkët por me ndryshim sipas aftësisë së vetë. Kina shpreson që ekonomitë e zhvilluara mund të bëhen shembull pozitiv në pakësimin e lëshimit.
Tre udhëheqësit ranë dakord që duhet të këmbëngulin për multilateralizmin, të zbatohet në mënyrë të gjithanshme “Protokolli i Parisit”, të formohet një sistem i barabartë, i arsyeshëm dhe me bashkëpunim e bashkëfitim për trajtimin e përbotshëm të klimës, si dhe samiti i liderëve të bëhet një mjet nxitës për arritjen e rezultate pozitive, të ekuilibruara dhe pragmatike. (Jiang Lei/Albana)