• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Xi Jinping: Kina do t’i ofrojë 2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 botës këtë vit

by Java News
07/08/2021 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina do të përpiqet t’i ofrojë 2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 botës dhe të japë 100 milionë dollarë për projektin COVAX gjatë këtij viti, tha presidenti kinez Xi Jinping të enjten në një mesazh me shkrim për mbledhjen e parë të Forumit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit për Vaksinat e COVID- 19.

Xi kujtoi se në Samitin Global të Shëndetësisë në maj, ai shpalli pesë nismat e Kinës për të mbështetur solidaritetin global në luftën kundër pandemisë, përfshirë atë për të krijuar një forum ndërkombëtar të bashkëpunimit për vaksinat midis vendeve, kompanive e palëve të tjera të përfshira në krijimin dhe prodhimin e vaksinave, për të promovuar shpërndarjen e barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

Ndërsa bota ka përjetuar rigjallërime të përsëritura dhe mutacione të shpeshta të koronavirusit, Xi shprehu shpresën se forumi do të bëjë një hap të ri përpara për shpërndarjen e drejtë të vaksinave në të gjithë botën, për të forcuar solidaritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve në zhvillim dhe për të dhënë kontribut në luftën e njerëzimit kundër pandemisë.

Kreu i shtetit kinez tha se Kina i qëndron gjithmonë ndërtimit të një komuniteti të përbashkët shëndetësor për njerëzimin dhe i ka ofruar vaksinat e COVID-19 botës, veçanërisht vendeve të tjera në zhvillim, duke kryer prodhimin e përbashkët të vaksinave.

Presidenti kinez tha se Kina do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të ndihmuar vendet e tjera në zhvillim të përballojnë pandeminë e COVID-19.

“Ne jemi gati të bashkëpunojmë me komunitetin ndërkombëtar për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e vaksinave dhe për të ndërtuar komunitetin e fateve të përbashkëta të njerëzimit,” tha Xi.

Next Post
S’është film por banorët e evakuuar në Evia nga rreziku i zjarreve/ VIDEO nga momentet e largimit dhe zona e pushtuar nga flakët

S'është film por banorët e evakuuar në Evia nga rreziku i zjarreve/ VIDEO nga momentet e largimit dhe zona e pushtuar nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In