• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhuvani dhe Baxhaku, të dy ata tok

by Monika Stafa
19/08/2019 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Nuk ka kush në Shqipëri në pragun e gjysmës së dytë të shekullit të XX që të mos jetë rritur me kinemanë e të mos jetë gëzuar nga magjia e sallës me drita të shuara, kur filmi projektohej në ekran. Menjëherë pas lufte kinemaja ka qenë një ndër gëzimet e pakta të fëmijëve dhe të rinjve u hapte një dritare për të parë botë.

Ndaj nuk mund ta harroj gëzimin e syve të tim eti kur me tundte para syve dy biletat që kish gjetur me mundim atëkohë të fundkomunizmit në Shqipëri, për filmin artistik të radhës. Kur e kujtoj! Habitem. Mirë gëzimi im, por ai pse gazmendej më shumë?!

E kisha dashur përherë artin e kinemasë dhe atë të fjalës dhe po aq nuk mund të ndaja muzikën dhe pikturën; me një dashuri të vecantë isha rritur për to ndoshta edhe sepse do të kishin gjithmonë brenda vetes një brengë, një qortim. Ndaj dhe dashuria për protagonistët e tyre do të kish gjithmonë brenda vetes, edhe brengën edhe qortimin; të një përmase të vecantë, përtej të zakonshmes gati- gati misterioze. Por do të kish edhe dhjetra syresh që artin në tërësi do ta kishin dashuri dhe vuajtje bashkë në jetë. Për ta, ai nuk do të ishte një emocion i thjeshtë. Falë talentit, pasionit por dhe fatit të jetës, ata iu përkushtuan kësaj rruge si krijues, hynë vetë në këtë fushë në rrugë të ndryshme, në breza të ndryshëm.

Këto mendime mu përcollën këto ditë mesgushti për shkak të dy ngjarjeve të kobshme që i ndodhën këtij qyteti pas një viti ‘të mallkuar’ politik. Xhuvani dhe Baxhaku, dy bohemë të mirë nga i njëjti qytet origjine prej të parëve të tyre, shkuan, për pak ditë ndarë nga njëri – tjetri sikur ta kishin bërë me fjalë, duke lënë një trishtim të pazakontë në mjedisin tonë publik.

Gjergj Dh. Xhuvani

Në regjisurë kineastët shqiptarë kanë hyrë në rrugë të ndryshme; disa drejtpërdrejt nga shkolla për regjisurë; disa nga kamera; disa pasi patën kryer “stazhin” e ndihmës- regjisorit apo edhe si tregimtarë. Gjergj Xhuvani u formua si asistent/ regjisor në llogoren e Kinostudios dhe u shfaq në pak role në filmat e fundviteve ‘80 ku spikati si një djalë simpatik me pamjen e një njeriu të mirë, në filmin që mori disa trofe atëkohë, “Hije që mbeten pas” (1988). Por mbi të gjitha shkëlqeu si një tregimtar i rrallë e që talentin e rrëfimit ia dedikoi filmit shqiptar. I biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, Gjergji, nuk do të izolohej prej hijes së rëndë të mbiemrin të vet. U përpoq me një energji titanike të linte pas një trashëgimi filmike të cmuar, duke e cuar kinomatografinë shqiptare në Kanë e madje duke e ndërkombëtarizuar atë. Sepse ky ishte një njeri, si dhe cdokush tjetër që rron me artistin brenda qenies dhe që e pat kuptuar fuqinë krijonjëse të njeriut dhe se si kjo fuqi e përtërin shpirtin njerëzor.

Fatos Sh. Baxhaku

Kombet në botë kanë egon e tyre, ashtu si dhe individët. Nuk është aspak e re në histori shembulli i popullit që i pëlqen t’i atribuohen disa cilësi apo ca lavde të panjohura ndër kombe të tjera. Dhe kjo vlen po ashtu edhe për ca individë të llastuar e mburravecë, të cilët fati i një vendi në zgrip i çon drejt zgjedhjes së tyre për të administruar dhe qeverisur këtë komb. Koha rrodhi. Materializmi i ditëve të sotme i ka atrofizuar aftësitë shpirtërore të njeriut, duke penguar zhvillimin dhe topitur mprehtësinë e mendjes. Tymi i cigares të kish mbuluar sytë, por nuk kisha dyshim se butësia e tyre do të ishte po e njëjta si ti vetëm e kishe. Baxhak, pse kaq pesimist, të pyeta. Ne, këto qenie që ti i kërkon me kaq ngulm, jemi këtu. Pak vërtet, por jemi këtu, insistova unë gjithë pezm. Buzëqeshe ti ndërsa e shkunde cigaren, një hop. Se kisha për ty, m’u përgjigje. Kaq. Dhe pastaj re në mendime. Të thella. Preke ballin tënd të gjerë dhe ule sytë poshtë. E dija shumë mirë që kështu ishte. Thjesht sepse ti nuk gënjeje. Asnjëherë. Edhe atëherë, në atë shkurt të ftohtë që iku, si përherë. ‘I vetëbraktisur’ në fatin e vet sa herë e takoja, dhe ndaloja këmbët e ca më shumë, për ta pyetur për shëndetin, ndjeja se ish shkelur me këmbë ëndrra.

Dhe aq qe. Gjendem pas ca, nën centrifugën e lajmit të kobshëm që mesa duket e priste me qetësi. Baxhaku i përkiste deri në fund gazetarisë tradicionale dhe televizive të së njëjtës periudhë me kinemanë e Xhuvanit, në këto tri dekadat e fundme. Ai krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë. Ishte i pari që, me emisionin dokumentar “Jashtë bulevardit” e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre.

Pat punuar për disa vite me radhë si kërkues shkencor në rrjetin e instituteve kërkimore albanologjike duke përfunduar studimet doktorale për histori dhe botoi madje dhe në gjermanisht bashkë me albanologun e mirënjohur Peter Bartl monografinë kushtuar doktrinës “cultus protectorati” të perandorisë biqefale austrohungareze për mbrojtjen e të krishterëve në Ballkanin otoman. Një studim shumë pak i mediatizuar në mediumet shqiptare. I pabujshëm, po aq sa dhe i suksesshëm, Fatos Baxhaku do të kujtohet si njeri e profesionist i shkëlqyer, si koleg i dashur dhe drejtues dinjitoz.

Xhuvani & Baxhaku

Për artin e tyre të bukur, ndoshta më shumë se për ato, kisha një mall për kohën e këtyre 30 viteve që po shkonte bashkë me ta. Një kohë e papërcaktueshme lehtë, (kohë e fundkomunizmit, postkomunizmit apo e tranzicionit). Një kohë që s’më rrinte kurrkund. Më shumë se ata vetë, kisha plot dëshirën të kundroja ëndrrën mallëngjyese për dicka që u dhembte e se thoshnin dot. Ndoshta të pakthyeshmen apo të pamundurën. Prej pak vitesh të dy, u vetizoluan tek puna duke iu shmangur ceremonive të hapëta. Kudo kisha nisur t’i shihja flu. Të dy. Tok të dy. Një herë njërin e njëherë tjetrin. Dhe njëherë të dy bashkë. Më tepër si qortim të paudhësive që ‘shkelnim’ cdo ditë dhe s’bënim zë.

Të dy ishin të dashuruar me jetën, me kënaqësinë e të jetuarit. Por jeta nuk u tregua bujare me ta. Të dy e realizuan profesionalisht vetveten, secili në pistën e tij. Por kishin edhe shumë për të dhënë. Të dy ishin njerëz publikë, me ndërkomunikim intensiv përmes fjalës dhe imazhit. Por të dy iu ruajtën shfaqjes lodhëse në ekranet që vetë i drejtonin e mund t’i krijonin hapësirë të lirë vetes. Të dy ishin mendimtarë të lirë, kurrë nuk spekuluan me lirinë, nuk i shpërdoruan emrin dhe mundësitë për protagonizëm. Të zotë dhe të pabujshëm, me statuse qendrore në ekran dhe kinema, por të dy të vetëmënjanuar nga moda e gazetarisë masiviste dhe e lajkatimit të publikut. Të dy drejtuan studio dhe redaksi, patën në duar shanse që shumëve u mungonin, por i përdorën këto shanse për të lartësuar kolegë dhe bashkëpunëtorë. Të dy ishin kontestatorë të mëdhenj, por më shumë nga të gjitha u pëlqente të shkonin kundër rrymës dhe kundër modës.

Do të parapëlqenin më shumë të shiheshin si të një shkolle disi të vjetër se të ishin trendy. Këta klasikë të kohëve moderne. Umberto Eco thotë se mediat sociale bënë protagonistë mediokrit dhe u dhanë atyre fuqi për të mposhtur të talentuarit. Ata të dy nuk u panë dashamirësisht asnjëherë me mediat virtuale, sepse ishin të talentuar.

Dhe për këtë arsye edhe disi të harruar në mënjanësinë e tyre.

Të dy ishin modele suksesi në krijmtari dhe në modesti. Shkuan tek publiku me publikime, jo me publicitet. Folën me vepër, jo me fjalë. Antikonformistë dhe risues të profesionit, ishin në një moshë për të dhënë shumë e më shumë. Kemi dhimbje për veprat që morën me vete.

Të shkujdesur në jetë po aq sa dinjitoze në detyrë, bohemë në shpirt po aq sa ekzigjentë në punë e krijimtari. ATA, do të na mungojnë shumë të dy. Dhe të gjithë e dimë se në sallën e mbushur me njerëz plot, sot a dje, bashkë me ta u largua ngadalë diçka e varrosur nga të gjithë ne.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor nga Paolo Fox për datat 19-25 gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In