• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Xhorxh Soros, armiku i kombit!

by S M
27/01/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Papritur është zbuluar një armik nga ata që na paskan “nxirë” jetën e s’e paskemi marrë vesh. Një armik që na paskesh vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shqipërisë, të shkuarën dhe të ardhmen e saj, që paskesh rekrutuar politikanë, blerë media, korruptuar kundërshtarë dhe mbyllur gojët kryesore të vendit.

Aq i madh paskesh qenë ky armik, saqë kur vizitoi Tiranën nja dy vjet të shkuara, i vuri në rresht të gjithë ofiqarët e këtij vendi, pozitë dhe opozitë bashkë, që e pritën tek dera e limuzinës. Aq i rrezikshëm paska qenë ky armik, sa sot të gjithë, për gjithçka, që nga koha e keqe e deri tek sherri me gruan apo gjella e ftohur në pjatë, fajin ia hedhin atij. Si nuk u kujtuan që ta fajësonin edhe për borën në Tiranë apo bllokimin e rrugëve të Veriut!

Një komedi nga ato më qesharaket po luhet në ambjentin politik dhe mediatik të Tiranës në javët e fundit. E thënë më saktë, fiks pas datës 8 nëntor 2016! E cila shënoi humbjen e Hillari Klintonit dhe fitoren e Donald Trumpit. Sikur të kishte shtypur dikush një buton magjik diku nga poshtë tavolinës së politikanëve, gazetarëve e miletit gri pa emër dhe pa fytyrë të rrjeteve sociale, që të gjithë bashkë e gjetën kush e ka fajin për të gjitha andrallat ku po vegjeton Shqipëria jonë që prej kohësh që s’mbahen mend: Xhorxh Soros!

Ky paska qenë sebepi i terseve, arkitekti i të këqiave, regjizori i mynxyrave. Ky paska qenë e zeza jonë si komb (e jo ata që kanë qeverisur 25 vjet), ky paskesh qenë timonieri i tragjedive tona. Me pak fantazi, Sorosi mund të ketë organizuar vitin ’97, mund t’i ketë futur në mend Vehbiut që të nisë VEFA-n, mund të ketë hapur depot e armëve, mund të ketë vjedhur zgjedhjet, buxhetin e shtetit, tenderat, mund të ketë shkaktuar luftën e Kosovës (por kujdes, jo pavarësinë e saj!!!), mund të plasur Gërdecin, mund të ketë vrarë njerëz në bulevard e shumë e shumë hukubira që na kanë rënë mbi krye këto dy dekada e gjysëm.

Duke gjetur “dordolecin” e 9 nëntorit, e gjithë “elita” e parlamentit, konferencave të shtypit dhe blogjeve në Tiranë, duket se gjeti simbolin e anatemimit për gjashtë muajt e ardhshëm. S’ke ç’thua. Operacion më “polikisht korrekt” sesa goditja e Sorosit, nuk gjen. Miliarderi amerikano-hungarez humbi bashkë me Hillarin dhe në Shtëpinë e Bardhë u ngjit armiku i tij i hershëm Donald Trump.

O burra të shajmë Sorosin, se ndoshta na dëgjon Trumpi. Kjo orkestër i ngjan atyre sazeve të Nuri Beut tek “Koncert në vitin ’36”! Një zhurmnajë dhe ilaritet që s’dihet ku ishin deri dje, kur askush nuk pipëtinte.

Shqipëria është kaq poshtë në axhendën e Donald Trump, Barak Obama, Xhorxh Soros apo të tjerëve miliarderë amerikanë, saqë sazet e Tiranës, të cilat nuk e kalojnë Kombinatin, shërbejnë vetëm për të vrarë kohën dhe larguar mërzinë në këtë cep të botës. Sepse Xhorxh Soros dhe të tjerët si ai, bëjnë çfarë të duan me paratë e tyre. Natyrisht që Soros nuk është ndonjë engjëll për t’u pasur zili, por fushata qesharake për ta goditur me gur në Tiranë është krejt e stisur dhe e sforcuar.

“Sporti kombëtar” i goditjes me gur të armikut Soros, që ka nisur këto javë, shoqëruar me fotot e buzëqeshura të politikanëve që dërgonin selfie nga ceremonia e Donald Trump, është një modë kalimtare e cila kërkon kryesisht t’i acarojë nervat Edi Ramës, pas deklaratave totalisht naive dhe të pamenduara që lëshoi në adresë të presidentit aktual të SHBA gjatë fushatës elektorale. Kjo po, mund të jetë një fabul që ia vlen ta luash për ca kohë në Tiranën e vogël dhe provinciale. Sa për dokrrat e tjera, kot lodheni.

Next Post
Statusi i Naftëtarit/ Drafti i Qeverisë, përfitojnë 5 mijë persona

Borxhi 30 mln USD/ Shteti rimerr në pronësi dy fusha naftëmbajtëse në Cakran e Mollaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In