• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhisiela ‘lodhet’ nga politika: Ju lutem, mos u merrni me mua! Do përballem me ligjin

by Java News
07/10/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam gati të përballem me ligjin për dëshmitë e mia të rreme në prokurori”. Xhisiela Maloku, vajza që tronditi opinionin publik dhe politikën në një rrëfim thotë se gjendja e saj psikologjike është renduar akoma më shumë me arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, që sipas provave të mbledhura nga organi i akuzës ka ushtruar dhunë ndaj vajzës.

Në një rrëfim për psikologen Ervisa Lula për GSH, 24-vjeçarja thotë se nuk është dhunuar apo përdhunuar, ndryshe nga ajo që deklaroi ish-nënkomisari Emiljano Nuhu, i cili në një intervistë për mediat tregoi gjithë ngjarjen që zanafillën e ka në muajin korrik të këtij viti,

“Në radhë të parë i bëj thirrje të gjitha mediave mos të merren më me mua, kjo çështje tashmë i takon prokurorisë! Gjithashtu i lutem dhe politikes të na mbaje jashtë kësaj çështje si mua dhe Rexhepin sepse policia ka bërë detyrën e saj kur unë e bëra kallëzimin. E bëra sepse ndodhi një zënkë mes nesh nga inati dhe xhelozia arrita deri aty, por kjo s’ka të bejë me politikë. Këto janë gjërat tona personale, nëse doni të bëni politike hajde merruni me deputetin në fjalë, me Z. Rrahman Rraja por duke pasur parasysh që ai është një njeri i drejtë po merren ça bën djali i tij që tashmë është 24 vjeç duke më përdorur dhe mua. Ju lutem mjafttt! Gjendja ime psikologjike është rënduar akoma më shumë me arrestimin e Rexhepit duke e ditur si është e vërteta dhe që unë nuk jam dhunuar apo përdhunuar siç është shprehur Emiljano Nuhu kjo gjë më bën të ndihem keq! Uroj që çdo gjë të shkoj në vend dhe unë jam e gatshme të përballem me prokurorinë për dëshmitë e mia! Sepse herën e fundit kur jam thirrur në prokurori kam pasur një keqkuptim kur më është bërë pyetja po për dhunën a e pranon? Kam thënë s’jam gati të flas për këtë por ato e kanë marrë që unë e pranoj. Pikërisht aty ka qenë momenti që unë të tregoja të vërteten por kam qenë e paqartë!”

Xhisiela Maloku hedh poshtë dhe pretendimet për kërcënime, pas dy intervistave që ajo dha në Top Channel dhe Tv Klan.

“Ju lutem mos më gjykoni për jetën time se dëgjoj pafund që thonë: Ku e ke marrë këtë, ku e ke marrë atë? Duke filluar nga atletet, rrobat, gjërat më personale të mijat. Mos paragjykoni kur nuk dini asgjë!”

Gjykata e Krujës dha gjatë javës masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja. I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj Xhesiela Maloku./GSH

a.ç

Next Post
Masakra në ish-Bllok, gjyqtari shkon në spital për masën e sigurisë për Martinajn e Haton

Masakra në ish-Bllok, gjyqtari shkon në spital për masën e sigurisë për Martinajn e Haton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In